Rikthehen zjarret në Gjirokastër, flakët përhapen me shpejtësi në fshatin Erind poshtë malit të Çajupit

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një vatër e re zjarri është evidentuar në fshatin Erind, të Njësisë Administrative Lunxhëri në Gjirokastër.

Flakët e zjarrit po vijojnë të intensifikohen me shpejtësi mbi fshatin Erind poshtë malit të Çajupit.

Forcat zjarrëfikëse janë mobilizuar dhe kanë shkuar në vendngjarje, por terreni i thepisur e vështirëson punën e tyre.

Kujtojmë se një tjetër zjarr ra mbrëmjen e sotme në Korçë pranë një karburanti të braktisur, në unazën veriore, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Dishnicë, në një zonë shumë pranë disa bizneseve që riparojnë makina.

Zjarri shkaktoi panik te banorët e zonës, të cilët të alarmuar kanë njoftuar policinë për shkak dhe të afërsisë me banesat e tyre.

Ndërkohë që vendi është përshirë nga temperaturat e larta dhe nga zjarret e shumta, në Pogradec janë lëshuar erërat e forta. Ditën e sotme qyteti është përfshirë nga erëra të forta që kanë shkulur edhe pemë në zonën pranë Liqenit.

Nga ana tjetër reshjet e shiut dhe breshërit që kanë përfshirë Kukësin kanë bërë të mundur shuarjen e të gjitha vatrave problematike të zjarrit që ishin të aktivizuara që prej të premtes që lamë pas.

Zjarr Tv Ad