Rikthim në karantinë/Fundjava në izolim total ,ndryshon ora policore…

0
1822
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mësohet se është hedhur ideja për karantinë 2 javore nga Komiteti Teknik, por më shumë gjasa shtrëngimi i masave që pritet të bëhet me dije ditën e nesërme nga Ministria e Shëndetësisë është zgjerim i orës policore, që do nisë nga 18:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, mësohet se pritet karantinë totale në fundjavë, me të shtunat e të dielat që mund të rikthejnë dhe njëherë tjetër kujtimet e muajit mars të një viti më parë.

Shkak për masat ekstreme është zinxhiri i transmetimit të covid-19 me infektimet që janë rritur ndjeshëm dhe të papërgjegjshmit, të cilët nuk qëndrojnë të karantinuar duke infektuar dhe persona të tjerë.

Të dhënat e 24 orëve të fundit me 19 të vdekur dhe spitalet të mbushur me pacientë detyrojnë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komitetin Teknik të shkojnë në këto hapa.

Pavarësisht zërave gjithçka do të vuloset nesër nga komunikimi i Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me çfarë pritet të ndodhë në vijim

Zjarr Tv Ad