Kryetari i dhomës së avokatisë Arben Lena në deklaratë për mediat u shpreh se do të kishte një rikthim të avokatëve në masat e sigurisë dhe çështjet penale të të miturve. Ndërsa shtoi se do të vijohej me bojkotin e çështjeve gjyqësorë penale dhe civile, duke theksuar se kjo masë e bojkotit do të vijohej pa një afat të përcaktuar. Kjo nuk do të thotë se po lëshojmë terren, ne kthehemi në masat e sigurisë dhe gjyqeve penale të të miturve, mblidhemi përsëri për të vendosur si vijon bojkoti.
“Do të rikthehemi në masat e sigurisë dhe në çështjet penale të të miturve, ndërsa vijojmë bojkotin e çështjeve gjyqësore, penale dhe civile. Ky vendim qëndron deri në një mbledhje të dytë të këshillit të përgjithshëm të dhomës së avokatisë. Ndërkohë do vijojmë ne rrugën ligjore kundërshtimin e hartës së re gjyqësore, Rruga jonë është drejt Strasburgut. Jemi në bojkot pa afat”- u shpreh Lena.
Lena reagoi edhe për deklaratat e bëra nga ministri Ulsi Manja dhe kryeministri, Edi Rama të cilët u shprehën se nuk do të lëshonin “pe” me qëndrimin e tyre për hartën e re gjyqësore.
“Ata mund të bëjnë si te duan me postin e tyre, harta nuk është pjesë e reformës në drejtësi, Xhafaj u shpreh në formë taksative se është kundër kësaj harte e se nuk është pjesë e reformës në drejtësi. Për ekzekutivin nuk kemi shpresë, protesta u bë për interes qytetarëve e jo avokatëve, pati sensibilizim nga qytetarët. Lufta tani është juridike, unë kam besim se do të fitojmë, sepse pavarësisht ky ekzekutiv do mundohet të bëjë presion mbi gjykata shqiptare, unë mendo do ndjekim rrugën ligjore të duhur”– përfundoi kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë.