Rindërtimi në Ndroq/ Rama-Veliaj dorëzuan çelësat në maj, në banesat e reja nuk ka jetë

0
261
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në shoqërinë e valleve popullore dhe kabave me klarinetë, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shfaqën paraditen e 17 majit duke dorëzuar çelësat e 74 apartamenteve të reja në Ndroq, për familjet e prekura nga tërmetit i nëntorit të vitit 2019.

Por, dy muaj pas kësaj shfaqjeje, “Syri Televizion” konstaton se asnjë prej shtëpive të reja nuk është e banuar.

Dyert e dritaret janë të mbyllura, ndërsa brenda apartamenteve dallohet se nuk kanë përfunduar instalimet hidraulike dhe elektrike. Në kompleksin e rrethuar nuk ka asnjë shenjë jete.

Dy vjet e gjysëm pas tërmetit tragjik, mijëra familje vijojnë të jetojnë në ambjente me qira, ndërkohë që afatet e premtuara nga qeveria për sistemimin e tyre përfundimtar tashmë janë tejkaluar disa herë.

Nën emocionet e takimeve me banorët e prekur nga tërmeti, kryeministri Rama deklaroi fillimisht se qeveria e tij merrte përsipër që t’u jepte shtëpi të re brenda vitit 2020.

Qeveria shqiptare u mbështet në këtë nismë edhe nga Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve, e cila siguroi në Shkurt 2020 mbi 1 miliard euro grante dhe kredi të buta. Kanë kaluar më shumë se dy vjet dhe në Tiranë thuajse asnjë familje e dëmtuar nuk ka hyrë në shtëpinë e re të premtuar nga qeveria.

Kryebashkiaku Veliaj kritikon shpesh gjyqësorin, i cili, sipas tij, pengon projektet zhvillimore. Ndërkohë, të dhënat në terren tregojnë se edhe ato apartamente që janë ndërtuar, vijojnë të jenë të boshatisura.

Zjarr Tv Ad