Këngët e saj janë të paharrueshme. Amy Winehouse, e cila magjepsi me zërin e saj do të ringjallet virtualisht për nevojat e një koncerti bamirësie.
Këngëtarja e cila vdiq në moshën 27-vjeçare nga abuzimi me alkoolin dhe drogën do të jetë pjesë e një turneu muzikor ku imazhi i saj do të shfaqet në një projeksion video.
Edhe pse ideja tingëllon si mungesë respekti për kujtimin e Winehouse, pa
si muzika dhe imazhi do të përdoren pa miratimin e kengetares, babai i saj thotë se të ardhurat do t’i dhurohen fondacionit që mban emrin e saj.
“Është një ëndërr për ne”, tha Mitch Winehouse. “Për të parë vajzën tonë sërish në skenë është diçka e veçantë që nuk mund të thuhet me fjalë. Muzika e Amyt ka prekur jetën e miliona njerëzve”.
Trashëgimia e Winehouse nuk është e lidhur vetëm me muzikën, por ndihmën për të rinjtë dhe fushatën kundër përdorimit të drogës dhe alkoolit.
Hologrami i këngëtares do të shfaqet në skenë bashkë me grupin e muzikantëve, ndërsa turi i koncerteve që do të nisë vjeshtën e ardhshme do të përfshijë hitet e saj më të mëdha.