Rinis seanca plenare/ Boçi debaton me Lindita Nikollën: Dalim një orë jashtë…

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas 15 minutave pushim, Opozita nuk heq dorë dhe ka kërkuar që të ndërpritet sërish seanca plenare deri në momentin që në sallë të vijë kryeministri Rama.

Deputeti i PD-së, Luciano Boçi i ka kërkuar kryetares së Kuvendit që të ndërpresë seancën për rreth 1 orë dhe më pas të debatohet me prezencën e kryeministrit.

Debati mes Luciano Bocit dhe Lindita Nikollës:

Luciano Boçi: Ndërprisni sencën dalim më pas jashtë për një orë, ne kemi të drejtë ta shtyjmë seancën.

Lindita Nikolla: Kërkuat pushim dhe vendosëm 15 minuta kohë.

Luciano Boçi: Sipas “nenit 52” ne kemi të drejtë që të shtyjmë seancën deri sa të vijë kryeministri. Është minimumi që Rama mund të bëjë, të jetë prezent këtu.

Zjarr Tv Ad