Ristani i përgjigjet Bardhit: Firmat i kam parë me sytë e mi, Statuti nuk ia njeh askujt të drejtën

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD Arben Ristani ka kundërshtuar deklaratat e Gazmend Bardhit lidhur me verifikimin e firmave për mbledhjen e kuvendit. Ristani tha se statuti nuk i njeh askujt të drejtën për verifikimin e firmave, ndërsa shtoi se ky Kuvend nuk po mblidhet në kushte normale.

“I kam parë me sytë e mi dhe nuk do të jenë 4,200, do jenë dhe shumë të tjera akoma. U thirr njoftimi zyrtar sot, që u bë konferenca e zotit Berisha. U bë dërgimi i dokumentacioneve, dhe do të ketë njoftim zyrtar në emër të 1 të 4 që e ka autorizuar zotin Berisha. PD zyrtare është Kuvendi, kryetari dhe të tjerët janë ata që janë.

Do të mblidhet Kuvendi do të verifikohen mandatet publikisht, i ftuar edhe kryetari të marrë pjesë, dhe do të vazhdohet me procedurat”, tha Ristani gjatë një interviste në emisionin “Opinion” duke theksuar se të dhënat e anëtarëve nuk mund të dalin sipas një vendimi të vetë PD-së, të bërë të ditur nga Emin Gjana.

Zjarr Tv Ad