Ristani: Kushtetuesja e kapur, u bë palë me qeverinë. Ja si u shkel ligji me hilen e rëndomtë të përdorur te pyetjet për ‘Venecian’

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetari i KQZ, juristi dhe politikani Arben Ristani flet në një prononcim për “standard” mbi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e 30 Qershorit si edhe opinionin e Venecias.

Ristani thekson se e gjithë kjo çështje ngre një pikëpyetje të madhe edhe për faktin se pse Partia Demokratike nuk u investua fare në këtë debat.

Si e gjykoni faktin qe Gjykata Kushtetuese ne pyetjet e derguara per Komisionin e Venecias, nuk parashtroi pyetjen e ankimuesit, pra te shoqates se bashkive?

Gjykata Kushtetuese, në përfundim të seancës se saj plenare u tërhoq në dhomën e këshillimit dhe vendosi të pezullojë shqyrtimin e çështjes dhe t`i drejtohet Komisionit të Venecias.

Mbi kete baze, Shoqata e Bashkive i drejtoi kete pyetje Gjykates Kushtetuese, per Komisionin e Venecias.

“A është Dekreti i Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe ai për anulimin e saj, një akt me karakter të përgjithshëm ose akt normativ kushtetues apo është një akt administrativ nënligjor ?

A mund të refuzohej zbatimi i tyre nga KQZ sikurse ka ndodhur, apo duhej që këto dekrete t’ju nënshtroheshin vlerësimit mbi kushtetushmërinë ?

Kjo pyetje e cila eshte thelbesore per konflinktin e krijuar dhe per te krijuar nje precedent per te ardhmen, nuk u dergua per pergjigje ne Komisionin e Venecias.

Zjarr Tv Ad