Rita Ora në Glasgow pritet me flamurin kuqezi

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja shqiptare Rita Ora është duke vazhduar suksesshëm turneun e saj të koncerteve, “Phoenix”. Mbretëria e Bashkuar është destinacioni i fundit i këtij turneu të këngëtares, pas sukseseve të shënuara në Australi, Azi dhe Europë. Së fundmi, Rita mbajti koncert gjigant në Glasgow, ku dhuroi spektakël për mijëra adhurues.
Në mesin e fansave duket se nuk kanë munguar edhe ata shqiptarë, të cilët i kanë bërë pritje të ngrohtë Ritës me flamurin kombëtar në sallë.
Ka qenë Elena Ora (motra e këngëtares) që ka publikuar në InstaStory një fotografi të fansave shqiptarë, ku shfaqen me flamurin kuqezi dhe simbolet kombëtare.
“Shqiptarë përgjithmonë”, ka shkruar Elena në mbishkrim e kësaj fotografie, ku shihen të lumtur fansat e Ritës.

Zjarr Tv Ad