Robert Aliaj: Trupi dhe prapanicat u bënë vlerë! Personazhet publike janë deformuar vetëm për t’u shitur

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komentet negative, urrejtja dhe sharjet në rrjet për Robert Aliajn lidhen me kulturën e përgjithshme të një populli, formimin, ndrydhjen, mungesën e konceptimit të lirisë dhe privatësisë së tjetrit, por edhe të rolit që kanë luajtur figurat televizive, të cilat sipas tij e kanë përkeqësuar situatën.

Komentet dhe fyerjet në rrjetet sociale duke prodhuar një gjuhë urrejtjeje dhe mungesë të informacionit, argumentit apo kritikës shënjestrojnë këdo që i përdor.

Sipas Robert Aliajt, promovimi i vulgaritetit me qëllimin për t’u shitur është kthyer në një vlerë teksa përgjegjshmëria ka qenë inekzistente.

”Nuk diskutohet që kultura e përgjithshme është një faktor, por çfarë e bëri këtë kulturë të përgjithshme, çfarë ndikoi më keq? Jemi ne njerëzit e televizionit. Nuk ka një personazh publik që të shohësh që mos të shesë aty sa lekë ka, sa i blen xhinset, të fryhet, të deformohet si të dojë vetëm për t’u shitur, pra nuk ka një personazh publik në veçanti vajzat, që më vjen shumë keq, e kupton se unë kam vajzë vetë dhe nuk do doja kurrë ta shikoja në atë gjendje, të deformuar vetëm për t’iu përshtatur shijeve të këtij publiku vulgar. Pra neve, përgjegjshmëria jonë ishte 0. Neve, neve që bëmë televizionin, ne që përbënim opinion, neve ishim fokusuar te mungesat tona, te halli jonë. Dilnim edhe shisnim vetëm sa të bukura jemi, çfarë trupi kam, si i kam prapanicat, shikoni sytjenat, shiko këtë dhe vetëm provokonim dhe u bë vlerë kjo e kupton, se ka kaq vjet që po ndodh kjo nëpër ekran.Pra neve, përgjegjshmëria jonë ishte 0. Neve, neve që bëmë televizionin, ne që përbënim opinion, neve ishim fokusuar te mungesat tona, te halli jonë. Dilnim edhe shisnim vetëm sa të bukura jemi, çfarë trupi kam, si i kam prapanicat, shikoni sutjenat, shiko këtë dhe vetëm provokonim dhe u bë vlerë kjo e kupton, se ka kaq vjet që po ndodh kjo nëpër ekran”, tha Alia gjatë një interviste në “Shije Shtëpie” në Tv Klan.

Zjarr Tv Ad