Roland Bejko: Që të ikë Rama, më parë duhet të ikë Berisha

0
169
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Roland Bejko foli për fatin e Partisë Demokratike dhe atë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai tha gjatë bisedës në emisionin “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga, se Berisha ka si slogan rrëzimin e Ramës por e vetmja mënyrë që Rama të largohet është nëse ikën Berisha i pari. Ai tha se ikja e Berishës ishte një emergjencë kombëtare.

“Që të iki Rama duhet të ikë Berisha i pari. Do na vijë radha që do mendojmë për të ndaluar Zahon. Unë do jem 70 vjeç atëherë.

Ndërkombëtarët edhe nëse mërziten me Ramën, gjejnë dikë brenda PS. Një Erion Veliaj apo dikë tjetër dhe e bëjnë rotacionin me të majtën.

Dhe e lënë opozitën të vazhdojë si ka nisur, thjesht mbajnë të majtën gjithë kohës në pushtet. Largimi i Berishës është një emergjencë kombëtare. Ikja e tij do afrojë anti-berishistët, nuk do largojë ata që janë pro”, u shpreh Bejko.

Zjarr Tv Ad