Romani që përlotë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak kush do të mendoj se romani “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi ka në vete dhimbje, ndjesi, lot, dashuri, dhe dramë. Kur përmendet titulli mendja na shkon gjithmonë te psikopatia dhe brengat e personazhit kryesor paraqiten shumë më të dhimbshme. Sidomos kur obligohet ta shet gruan për para dhe të dëgjoj klithmat e saja gjatë seksit me tjetrin. Në vazhdim po ju sjellim një fragment që do të ju përlotë:

“Këto të gjitha kthjelltësi i zbuloja në kohën e divorcit me gruan. Më kthehej kujtesa zotëri. Gradualisht m’u qartësonin gjërat. Deri në atë kohë gjërat e mia qëndronin në harresë. Nuk i kisha mendimet për vetëvrasjen, skamjen dhe dehjen. Kisha gjithçka, aq sa kisha do doja të kisha më shumë. Lakmoja lojëra të fatit veçanërisht bixhozin, sepse shumë aktorë dhe boksierë të famshëm e luajnë këtë. Mirëpo, kur luan çdo ditë, kjo të piqet në gjak, sikurse pija, e njëjta gjë është. Vazhdon deri në kapitullim të thellë. Gërryen llogaritë tuaja bankare, futesh në kredi aq sa të japin, shtjerrë familjen, i hy borxheve deri në fyt, në fund mund edhe të vetëvritesh. Por, më e keqja është ta shesësh gruan për borxhet tuaja. Këtë e bëja, zotëri. Isha i detyruar ta bëja, qaja me zë derisa kalonin orët e seksit që i bënte me tjetrin. Tmerr i vërtetë ishte. Të gjitha këto i bëja me mirësjellje, ende jam i mirësjellshëm zotëri.”

 

 

Zjarr Tv Ad