Shqipëri-Maqedoni një treg i përbashkët për tregti e turizëm

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Shqipëria dhe Maqedonia, synojnë të jenë një treg i përbashkët rajonal, për thithjen e investimeve, zhvillimin e tregtisë dhe të turizmit reciprok midis dy vendeve”, thotë Bardhyl Dauti, ministër për Investimet e Huaja në Qeverinë e Maqedonisë gjatë një interviste në Tiranë për ATSH.

Ndër të tjera ai theksoi se, “bizneset e Maqedonisë synojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, duke shfrytëzuar shërbimet në Portin e Durrësit dhe jo në atë të Selanikut”.

Dauti, njëherësh profesor i Makroekonomisë në Universitetin e Tetovës, u shpreh se duhet të shfrytëzohet hapësira për turizëm në Shqipëri.

“Biznesi i Maqedonisë duhet të shfrytëzojë sektorin e turizmit në Shqipëri, posaçërisht për investime në hotelet me 4 e 5 yje dhe resorte turistike. Ndërsa biznesi shqiptar ka mundësi të rrisë invesimet në Maqedoni në zonat zhvillimore industriale.”

Zjarr Tv Ad