Cristiano Ronaldo në një intervistë të fundit për “Will to Act” tha se shpenzimet e djalit të tij të madh, Cristiano Ronaldo Jr., janë shumë të larta.
“Ai shpenzon mbi 35 mijë euro në javë për prerje flokësh, veshje, restorante dhe për të dashurat e tij. E di që është i ri dhe dëshiron gjithçka, por mendoj se është shumë për një fëmijë të moshës së tij”, tha Ronaldo.
Përkatësisht, Cristiano Ronaldo Jr. është 14 vjeç dhe luan futboll. Ai është arsimuar në akademitë e futbollit të klubeve ku luan babai i tij.
“Tani i jap vetëm 13 mijë euro në javë, por Georgina ende mendon se është shumë. I shpenzon të gjitha në restorante, dalje dhe gjëra të tjera që nuk janë të dobishme”, theksoi më tej ylli i futbollit.
Cristiano Ronaldo Jr. ka lindur në qershor 2010 në San Diego të Kalifornisë dhe ende nuk dihet se kush është nëna e tij.
Futbollisti ka gjithsej pesë fëmijë.
Dy me të fejuarën e tij, Georgina Rodriguez, dhe tre të tjerët i mori përmes nënave surrogate.