“Ronela e ke myt”, Enca ka një kërkesë për shqiptarët: Vlerësojini artistet para se të zhduken nga Shqipëria!

0
346
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ronela Hajati nuk arriti që të çonte Shqipërinë në finalen e Eurovision 2022. Kaq mjaftoi që shqiptarët të ndaheshin në dy pjesë, ata të cilët e shajnë dhe ata të cilët e suprotojnë këngëtaren.

Së fundmi ka qenë këngëtarja Enca e cila teksa ka shkëputur një pjesë nga performanca e Ronelës mbrëmjen e djeshme në Torino duke e vlerësuar me pikët maksimale.

Sipas Encës, kënga e Ronelës ishte ajo që i duhet Eurovisionit, teksa i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të vlerësojnë artistët e muzikës moderne para se të jetë vonë.

“Më në fund prezantohemi me një këngë sic duhet në eurovision. Le ti vlerësojmë artistet tona të muzikës moderne, para se duan të zhduken nga Shqipëria dhe toksiciteti këtu. Ronela Hajati realisht e ke myt”, shkruan Enca.

Zjarr Tv Ad