Futbolli në Amerikën Jugore gjithmonë ka qenë një hap më përpara sa i përket fanatizmit, si në terren ashtu edhe jashtë tij. Një rrahje brutale ka ndodhur në Brazil, ndërsa policia ka intervenuar me gaz lotsjellës për të qetësuar futbollistët, e më pas i ka arrestuar disa prej tyre, shkruajnë mediat angleze, përcjell Zëri.info.
Ndeshja ndërmjet skuadrave Ateltico dhe VIla Nova ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të rrahjes ndërmjet futbollistëve.
Deri te rrahja ka ardhur pas një përleshjeje ndërmjet futbollistëve, ndërsa askush nuk ka menduar se do të duhej intervenimi i policisë.
Në rrahje kanë marrë pjesë të gjithë futbollistët, madje edhe anëtarët e shtabeve teknike. Policia është dashur të përdor edhe gazin lotsjellës, ndërsa futbollistët janë gjuajtur edhe me ujë, në mënyrë që ata të shpërndahen.
Është e pabesueshme se janë arrestuar madje dhjetë futbollistë nga të dyja skuadrat. Disa futbollistë kanë pësuar lëndime serioze në këtë rrahje, ndërsa të dy klubet i pret dënim i rëndë.