Gazetari Artan Hoxha u shpreh se arrestimi i tij është një ngjarje e madhe pasi ai ishte më i kërkuari dhe se përmendjen në cdo deklaratë të Ambasadës Amerikane. Më tej ai ka treguar edhe detajet e negociatave mes Balilit dhe drejtorit të Përgjithshëm të policisë, Ardi Veliut. Hoxha ka treguar se Balili për 2 vite është fshehur në Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Hoxha ka thënë se pista e ekstradimit të Balilit në Greqi bie, pasi nuk ka një marrëveshje ekstradimi.I ftuar në studion e lajmeve në orën 15:00 në Report Tv, gazetari Artan Hoxha tregon si u dorëzua Balili dhe kushtet që ka pasur.
Ai ka treguar detajet e operacionit të dorëzimit të Balilit në Polici nga Delvina në Tiranë. Në intervistën e tij në studio, Hoxha u shpreh se arrestimi i tij është një ngjarje e madhe pasi ai ishte më i kërkuari dhe se përmendjen në cdo deklaratë të Ambasadës Amerikane.
“Kam parë që kanë folur personalitetet më të larta të vendit. Është ngjarje e jashtëzakonshme pasi ai kërkohej për më shumë se dy vite. Përmendej në çdo deklaratë të Ambasadës Amerikane, është edhe numri 1 i listës së më të kërkuarve. Në intervistën tonë ai shpjegon rrethanat se përse i shmanget arrestimit dhe sqaron edhe pse ka zgjedhur atë rrugë. Të gjithë e akuzonin njëri-tjetrin për të. Kam shkuar natën, as unë nuk e di se ku e kam bërë ekzaktësisht intervistën. Imazhi i tij kishte ndryshuar, kjo e kishte ndihmuar duke e bërë shumë të vështirë që të kapej. Dështuan 16 operacione për kapjen e tij. Unë e kam pyetur si ka mundur tú mbijetonte kaq shumë operacioneve. Por pas një kohë kaq të gjatë kërkimi dhe operacionesh të dështuara. Me një aftësi të pazakonte arriti t’u mbijetonte. Momentin që e takova më tha unë jam Éscobari’ i madh, që ti vazhdimisht ke folur dhe ju më keni bërë. Unë do të marr një vendim, tha.. Para kamerës Balili ishte… edhe snajperin nuk e kishte aq frikë sa kamerën. Kjo ishte intervista e dytë. Intervistën do të japim në ditët në vijim. Ai ka dhënë përgjigjet e veta, sipas asaj që i mendon ai. Ai flet edhe për akuzat për lidhje me politikën, flet se edhe kë kryeministër ka takuar. Ai ka dhënë se do të dorëzohet kur të dërgohet dosja në gjykatë. ”
Hoxha ka treguar edhe se si drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka negociuar me Balilin duke bërë të mundur kështu edhe vetëdorëzimin e tij.
“Merita ekskluzive për negociatat i takojnë Ardi Veliut. Sepse janë mes Ardi Veliut, nipit dhe vëllait të madh të Balilit. Askush nuk ka pasur dijeni për operacionin e Veliut. Në kohën e Xhafajt është tentuar disa herë për të arritur disa marrëveshje duke kontaktuar familjarë dhe njerëz të afërm të tij. Kushti i vetëm i tij ka qënë që të vinte dosja nga Greqia. Dosja ka ardhur në 10, në 12 është negociuar me Ardi Veliun. Ai ka kërkuar që të takojë familjarët dhe sot në mëngjes ai do të dorëzohej. Ka kërkuar vetëm të takojë familjarët. Asnjë kusht tjetër ska kërkuar. As në ambjente VIP, as gjëra të tilla. Ai duhej në zonën e tij. Komuniteti i tij nuk ka bashkëpunuar me policinë.”
Hoxha ka treguar se Balili për 2 vite është fshehur në Tiranë, Vlorë dhe Durrës.
“Nuk ishte njeri dosido. U përpoqëm të mos binim në sy, që të mos krijonim probleme për mbarëvajtjen e operacionit. Tani është i arrestuar, ngelet vetëm që prokuroria të provojë akuzat. U arrestua falë kontaktimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me Balilin. Vendi më i sigurtë për Balilin, Shqipëria. Ai thotë në intervistë se ka qëndruar aty ku nuk i shkonte mendja njeriut. Ka qëndruar në Tiranë, Durrës, Vlorë.”-tha Artan Hoxha.
Gazetari ka treguar se ka patur një operacion 2 javë më parë në Shkodër për arrestimin e tij, operacion që ka dështuar.
Operacioni i fundit për t’u arrestuar ishte dy javë më parë në Shkodër. Operacioni, në një nga lagjet ku rri një grup shumë i fortë kriminal. Personazhi s’është i lehtë, e kërkoi gjithë bota. Ishte presioni i SHBA që kërkoi me insistim nga qeveria shqiptare që ky njeri të arrestohej. Cilat janë fijet që lidhen me të? Kjo i takon prokurorisë.
Hoxha ka thënë se Balili u dorëzua vetë dhe arrestimi u bë në një mënyrë që i krijon një favor në gjykim, por jo më tepër.
Shteti ynë harxhoi me miliona për të kapur Agim Pepën. Pepa shkoi në burg duke u dorëzua në policinë e Durrësit, takoi oficerin roje dhe u ul tek lokali përballë. Ky person ka pranuar të negociohet. Pasi erdhi dosja pranoi të dorëzohej. Do ishte më e turpshme nëse do kishte 100 Forca Speciale që e shoqërojnë. Iu vunë prangat kur u dorëzua dhe erdhi në Tiranë. Fakti që ky u dorëzua në këtë situatë është vetëm një favor që shënohet një gjykim. Situata, jo normale. Për 2 vite operacionet kishin dështuar, duke krijuar një situatë problematike me aleatët.
Gazetari Artan Hoxha ka thënë se Balili nuk është pronar i kompleksit Santa Quaranta dhe se prokuroria duhet të provojë pronësinë. Për materialet e përfolura në media, për politikanë që kanë qëndruar në këtë resort, Hoxha ka thënë se nuk ka dijeni për pamjet që kanë filmuar kamerat.
“Klement Balili nuk është pronar i Santa Quaranta-s. As aksioner, as i hotelit tjetër. Ka patur biznes tjetër që e ka patur në Greqi. Me letra nuk figuron, prokurorisë i duhet të provojë se Balili është pronar në QKR. Serveri i famshëm, për shkak të pozicionit të kompleksit, është një nga resorted më të mëdha turistike në vend. asnjëri nga këta që pretendon për bashkëpunimin e Balilit, nuk ka qenë aty. Ccfarë kanë siguruar kamerat, unë nuk e di. Sistemi s’ka synuar të dokumentojë. Në fushatë, aty kanë qenë të gjithë se familja Balili në rastin konkret, vëllezërit e tij kanë qenë të angazhuar politikisht.”-tha Hoxha.
Gazetari Artan Hoxha ka thënë se nuk ka një marrëveshje për ekstradimin e Klement Balilit në Greqi. “Balili akuzohet se ka financuar një grup kriminal. Nuk di të ketë marrëveshje ekstradimi për në Greqi. Ai do t’i nënshtrohet hetimeve në Shqipëri.”-tha Hoxha.