Rrëfimi i Haradinaj: Letra e Kadaresë më ka liruar nga Haga

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ramush Haradinaj, ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka treguar ekskluzivisht për Ditarin e Kosovës një detaj shumë interesant të kontributit të madh që ka dhënë shkrimtari Ismail Kadare në lirimin e tij nga Haga.

Gjeniu i letrave, ka përdorur pikërisht fuqinë e fjalëve të tij të kompozuara në një letër për të bindur gjyqtarët në Hagë për të vendosur në shpalljen e pafajësisë së zotit Haradinaj.

“Në çdo etapë të sfidave që ka kaluar kombi shqiptar në përgjithësi ne në Kosovë e kemi ndjerë kujdesin e Kadaresë. Ai ka dhënë një mendim në Hagë për konteksin e luftës që ka qenë një ndihmë për mua gjatë procesit gjyqësor në Hagë. Nuk kam pasur rast ta thoja. Ne kemi pritur që ai të fitojë çmimin Nobel. Ai ka qenë i nominuar dhe ne e kemi pas në kujdes. Në dosjen time është një shkrim i Kadaresë që është vlerësuar në Hagë nga të gjithë gjykatësit”, u shpreh Haradinaj.

Zjarr Tv Ad