Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka publikuar udhëzimin në lidhje me peshkimin dhe mjetet që një person duhet të ketë me vete para se të dalë për të peshkuar. Në udhëzimin e mëposhtëm thuhet se çdo person që dëshiron të peshkojë për aryse jotregtare duhet të aplikojë në e-albania për leje dhe pasi të ketë paguar tarifën atëherë merr autorizimin për peshkim. Më tej thuhet se gjatë peshkimit nuk lejohen më shumë se dy kallama për peshkatar dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam. Peshkatari zë jo më shumë se 5 kg produkte peshkore në ditë dhe kjo sasi mund të tejkalohet nëse zihet një individ i vetëm me një peshë më të madhe se 5 kg. Ndërkohë vlen të thuhet se peshkimi duhet të kryhet në përputhje me masat e vendosura për ato specie të cilat ndodhen nën një regjim të kufizuar sforcoje, si ngjala, toni i kuq dhe peshku shtizë.
Urdhri i Ministrisë së Bujqësisë:
UDHËZIM Nr. 6, datë 11.4.2022 PËR MJETET QË PËRDOREN PËR PESHKIMIN ÇLODHËS-ARGËTUES DHE MËNYRËN E LËSHIMIT TË AUTORIZIMIT
Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 44, të ligjit nr. 64, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar,
UDHËZOJ:
I.RREGULLA TË PËRGJITHSHME
1.Aktiviteti i peshkimit çlodhës-argëtues kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi të peshkimit.
2.Gjatë ushtrimit të peshkimit çlodhës-argëtues përdoren në të gjitha kategoritë ujore, këto vegla peshkimi:
- a) jo më shumë se 2 kallama për peshkatar dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam;
- b) për peshkatar dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam;
- c) rrjetë e vogël dore.
3.Peshkatari zë jo më shumë se 5 kg produkte peshkore në ditë dhe kjo sasi mund të tejkalohet nëse zihet një individ i vetëm me një peshë më të madhe se 5 kg.
4.Ushtrimi i aktivitetit të peshkimit çlodhës-argëtues kryhet në përputhje me masat e vendosura për ato specie të cilat ndodhen nën një regjim të kufizuar sforcoje, si ngjala, toni i kuq dhe peshku shtizë.
5.Gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit çlodhës-argëtues nuk lejohet të zihen tufat e riprodhuesve.
6.Kërkesa për pajisjen me autorizim për peshkim çlodhës-argëtues kryhet online nëpërmjet portalit e-Albania, në linkun: https://e-albania.al/.
7.Personi mban përgjegjësi ligjore për vërtetësinë e të dhënave të plotësuara në formularin e kërkesës.
8.Autorizimi lëshohet nëpërmjet portalit e-Albania me kryerjen e pagesës së tarifës së caktuar, sipas formatit të shtojcave II, III, IV dhe V bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij udhëzimi.
9.Kërkesa për pajisjen me autorizim refuzohet, për shkak të:
- a) mungesës së dokumentacionit të kërkuar;
- b) mungesës së dokumentacionit të përditësuar;
- c) mospërmbushjes së kërkesave të parashikuara në këtë udhëzim për mjetin lundrues të ushtrimit të aktivitetit të peshkimit çlodhës-argëtues.
10.Peshkatarët, gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit çlodhës-argëtues, deklarojnë në mënyrë vullnetare, sipas formularit të shtojcës I (bashkëlidhur) dhe pjesë përbërëse e këtij udhëzimi.
RREGULLA TË PËRGJITHSHME PËR PESHKIMIN TURISTIK
1.Peshkimi turistik nënkupton veprimtaritë e ndërmarra nga çdo individ, person fizik ose juridik, pronar ose posedues i një mjeti lundrues, i cili imbarkon në anijen e tij persona të tjerë, përveç ekuipazhit për kryerjen e veprimtarive turistike-argëtuese.
2.Aktiviteti i peshkimit turistik kryhet nga peshkatarë profesionistë ose nga profesionistë të peshkimit çlodhës-argëtues me anije peshkimi me flamur shqiptar dhe me mjete lundruese kënaqësie me flamur shqiptar ose të huaj, bazuar në legjislacionin në fuqi.
3.Peshkatar profesionist i peshkimit çlodhës-argëtues është çdo person i cili zë/mbledh një sasi peshku dhe organizmash të tjerë ujorë, nëpërmjet përdorimit të veglave dhe të pajisjeve të lejuara për peshkimin çlodhës-argëtues dhe që nuk ka për qëllim final shitjen, shkëmbimin apo tregtimin e peshkut.
4.Në peshkimin turistik përfshihet:
- a) kryerja e aktiviteteve praktike të peshkimit çlodhës- argëtues përmes përdorimit të veglave të peshkimit të parashikuara në këtë udhëzim;
- b) kryerja e veprimtarive turistike argëtuese, me qëllim përhapjen dhe zhvillimin e aktivitetit të peshkimit, të tilla si, në veçanti, ekskursione të shkurtra përgjatë brigjeve, vëzhgimi i aktiviteteve profesionale të peshkimit, restorant në bord ose në breg;
- c) kryerja e veprimtarive që synojnë njohjen dhe përmirësimin e mjedisit bregdetar, lagunave bregdetare dhe në ujërat e brendshme, me autorizim të autoritetit kompetent, si dhe njohja e publikut të gjerë me aktivitetin e peshkimit tregtar.
5.Aktivitetet e përmendura në pikën 4 të këtij kreu kryhen me kushte të favorshme moti dhe deti, edhe gjatë ditëve të festave zyrtare, nga agimi deri në perëndim, por gjithmonë duke ruajtur distancën nga bregu, të përcaktuar në certifikatat e lëshuara nga organet kompetente.
6.Gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit turistik në ujërat detare përdoren këto vegla peshkimi:
- a) jo më shumë se 3 kurthe për anije;
b)plumbçe me perimetër jo më të madh se 16 metra ose me diametër më të vogël se 5 metra;
c)grumbullim me dorë, pa përdorur vegla peshkimi dhe mjete ndihmëse, të krustaceve dhe molusqeve.
7.Aktiviteti i peshkimit turistik kryhet vetëm me anë të një autorizimi të lëshuar nga MBZHR-ja.
8.Autorizimi për peshkimin turistik është afatshkurtër dhe jepet për periudhën sipas kërkesës së paraqitur, por jo më shumë se 30 ditë.