Rregullat bazë që duhen respektuar natën e Vitit të Ri

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ajo që historikisht është konsideruar si darka e madhe, në të vërtetë nuk duhet të jetë kështu. Nata e Vitit të Ri duhet të jetë si të gjitha ditët e tjera edhe për ushqimin.

Pra, ideja se nuk duhet të hash gjatë gjithë ditës është jashtëzakonisht e gabuar.
Neta festive e ndërrimit të viteve dhe ditët e para të Vitit të Ri, përveç argëtimit, mbi të gjitha duhet të jetë e shëndetshme shkruan Class. Pas drekave dhe darkave të pafundme me miqtë e të afërmit, në fund duhet të kesh parasysh që nëse e tepron me ushqimin, gjithҫka do të jetë problem. Ndaj ki parasysh disa rregulla bazë:

Respekto ritmin e ushqimit
Pavarësisht se janë ditë festash, respekto regjimin tradicional: mëngjes, drekë dhe darkë. Por vaktet në mes, mundohu t’i eliminosh.

Hani gjithҫka në sasi të vogla
Përpiqu që gjatë festave të hash pa u ngopur, sepse kështu mund të shijosh më shumë. Pra, ha në sasi të vogla dhe gjëra të shumëllojshme.

Pjata të vogla dhe të bukura
Përdor sa më shumë pjata të vogla, të këndshme për syrin, por edhe me gjëra të veҫanta e me shije. Qëndro sa më larg pjatave të tejmbushura dhe minimizo masën e tyre. Kështu, gjithҫka do të të shijojë më shumë. Sepse, ngopja mund të të vijë edhe vetëm nga pamja.

Sa më shumë fruta dhe perime

Frutat dhe perimet duhet të jenë pa masë. Në ushqimet e festave, fibrat dhe uji duhet të jetë me shumicë, sepse kështu i djeg më mirë kaloritë dhe yndyrat.

Elimino ushqimet e rënda me yndyrë
Sa më shumë peshk gjatë këtyre ditëve apo mish të lehtë e pa yndyrë. Jo ushqime të rënda si mishi i kuq apo ëmbëlsirat e sherbetosura. Dhe kujdes me masën.

Kujdes me kaloritë
Rezisto sa më shumë të mundesh ndaj kalorive. Prandaj mundohu të eliminosh brumërat, bukën, si edhe të kursesh kremin e ëmbëlsirave për garniturë.

Pa dreka e darka të bollshme
Në ditët festive, mundohu t’i thuash jo darkave të bollshme. Përpiqu që në këto raste të hash vetëm një ëmbëlsirë apo diҫka të vogël me shumë shije.

Mos lër pas dore lëvizjen
Mund të jesh pushim gjatë gjithë këtyre ditëve, pork jo nuk do të thotë se duhet të rrish gjatë gjithë ditës në shtëpi apo në ambiente të mbyllura. Shmang sa më shumë të mundesh jetën pasive, duke u përpjekur të lëvizësh sa më shumë.

Shpërndajeni ushqimin si duhet
Shpërnda ushqimin siç duhet gjatë ditës, pa u munduar të krijosh shumë vakte në një kohë të shkurtër.

Ji gati për të rifilluar
Gjithmonë duhet të jesh e gatshme për të rinisur. Pra, pas disa ditëve, gjithҫka rinis nga fillimi: puna, rutina, lëvizja, etj. Është mirë që të mos i lësh pas dore mëndimet për rutinën, sepse kjo gjë të bën ta mbash ende trurin të freskët.

Zjarr Tv Ad