“Rregullat janë, por nuk zbatohen”, deputeti socialist: Vdekja e 7 vjeçares na ka tronditur të gjithëve

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi, në një lidhje për Fax News, ka folur për tragjedinë e ndodhur në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare, e cila u godit nga skafi që drejtohej nga punonjësi i policisë Arjan Tase. Deputeti u shpreh se emocionues ka qenë reagimi i familjes, të cilët janë shprehur se presin që për vdekjen e vajzës së tyre të vendosë drejtësia.

Koçi u shpreh se ka ardhur koha që masat dhe rregullat të ashpërsohen,.

“Unë mbështes masat paraprake që ka marrë drejtori i policisë, dua të vlerësoj qëndrimin e familjes, që thotë gjithçka ja kemi lënë në dorë drejtësisë. Do të thotë që kanë një karakter shumë të fortë, është një qëndrim më shumë se fisnik, edhe ky lloj qëndrimi të emocionin. Do të duhet një lloj bashkëpunimi mes institucioneve për të vendosur rregulla të tjera. Ngjarjet ndodhin jo se mungojnë rregullat, por se rregullat nuk zbatohen. Janë ngjarje aksidentale, nuk është se janë të qëllimshme.

Vendet ku mund të ankorohen këto lloj mjetesh duhet të jenë të distancuara dhe të veçuara nga pushuesit, ka vend që të kërkohet disiplinimi i rregullave, por edhe për të marrë masa më të qarta. Ne ndonjëherë i shohim këto mjete buzë detit dhe nuk na bëjnë përshtypje. Kjo është një ngjarje shumë tragjike, edhe për faktin se viktima është fëmijë, apo fakti se kanë ardhur në Shqipëri, dhe të gjesh vdekjen është e tmerrshme. Është një ngjarje që na ka tronditur të gjithëve”, tha Koçi.

Burimi: Fax News.

Zjarr Tv Ad