Rregullorja e re e Kuvendit, 45 deputetë të opozitës çojnë vendimin në Gjykatën Kushtetuese: Kërkojmë shfuqizimin

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetët e opozitës kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për Rregulloren e re të Kuvendit që parashikon përjashtim të ligjvënësve deri në 60 ditë nëse kryejnë akte dhune.

Sipas dokumentit, që mban firmën e 45 deputetëve, kërkohet shfuqizimi i vendimit, me argumentin se pasojat që sjell aplikimi i këtij vendimi janë vecanërisht të rënda për ligjvënësit që mund të jenë subjekt i këtyre masave disiplinore.

Nga ana tjetër, sipas deputetëve, zbatimi i këtij vendimi sjell pasoja që prekin edhe interesa shtetërorë, pasi në këtë mënyrë cenohet përfaqësimi i qytetarëve nga të zgjedhurit e tyre, si dhe mirëfunksionimi demokratik i Parlamentit.

Kërkesa e deputetëve të opozitës:

KËRKUES:

45 DEPUTETË TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË (JO MË PAK SE 1/5 E DEPUTETËVE), me adresë njoftimi: Kuvendi i Shqipërisë, Blv. Dëshmorët e Kombit Nr. 4, Tiranë.

SUBJEKTE TË INTERESUARA:

KUVENDI I SHQIPËRISË, me adresë njoftimi: Blv. Dëshmorët e Kombit, Tiranë.

OBJEKTI:

1. Shfuqizimi i vendimit nr. 126/2023 të Kuvendit të Shqipërisë “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.

2. Pezullimin e vendimit nr. 126/2023 të Kuvendit të Shqipërisë “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar.

BAZA LIGJORE:

Nenet 1, 2, 4, 17, 42, 70, 75, 83, 116, 83, 131 dhe 134 të Kushtetutës së Shqipërisë:

Nenet 49 dhe 50 të Ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar;

Nenet 28 dhe 117 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë mundësi palëve që i janë drejtuar Gjykatës që të mos cenohen në të drejtat dhe interesat e tyre përsa kohë vazhdon gjykimi.

Ndryshe nga proceset gjyqësore civile apo administrative, standardi i vendosur në këtë rast ka të bëjë vetëm me ardhjen e pasojave që prekin interesa shtetërorë, shoqërorë ose të individëve, pa pasur nevojë që të vijnë dëmë të rënda dhe të parikuperueshme. Duke u kthyer në rastin konkret, është e qartë se nga zbatimi i vendimit nr. 126/2023 të Kuvendit të Shqipërisë, vijnë pasoja që prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë deputetët e Kuvendit, të cilët jo vetëm mund të përjashtohen nga pjesëmarrja në komisione dhe seanca plenare nga 30 deri në 60 ditë, por praktikisht pezullohen nga detyra, pa pasur të drejtë të ushtrojnë asnjë veprimtari si anëtar të Kuvendit. Pra pasojat që sjell aplikimi i këtij vendimi janë vecanërisht të rënda për deputetët që mund të jenë subjekt i këtyre masave disiplinore. Nga ana tjetër, zbatimi i këtij vendimi sjell pasoja që prekin edhe interesa shtetërorë, pasi në këtë mënyrë cënohet përfaqësimi i qytetarëve nga të zgjedhurit e tyre, si dhe mirëfunksionimi demokratik i Parlamentit. Në këto kushte, kërkesa për pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 126/2023 të Kuvendit të Shqipërisë është një kërkesë plotësisht e bazuar në nenin 45, të Ligjit nr. 8577/2000.

KONKLUZIONE

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të neneve 1, 2, 4, 17, 42, 70, 75, 83 dhe 116 të Kushtetutës së Shqipërisë, neneve 45, 49 dhe 50, të Ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, përfundimisht,

KËRKOJMË:

(i) Shfuqizimi i vendimit nr. 126/2023 të Kuvendit të Shqipërisë “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.

(ii) Pezullimin e vendimit nr. 126/2023 të Kuvendit të Shqipërisë “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar.

Zjarr Tv Ad