Rrenë është … të jesh Erion Veliaj!

0
638
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga: Ylli Manjani

“Rrena nuk ka kurrë ide”

Transporti publik falas nuk është një ide që e shpikur Belind Këlliçi. E kanë shpikur të tjerë dhe e praktikojnë disa qytete në Europë dhe Britaninë e Madhe.

Belindi thjesht e ka sjellë në vëmendjen tonë, sigurisht si pjesë të programit të tij politik.

Duhet të pranojmë se Erion Veliaj u kap gafil nga kjo ide. Dukshëm po ha veten me dhëmbë që nuk e kishte zbuluar i pari këtë ide. Po ta dinte,imagjinoni se çfarë do bënte propaganda sot në favor të saj…

Sidoqoftë, ideja që prezanton Belindi nuk është rrenë por propozim për ndryshim politikash. Është një ide që meriton debat padyshim, por nuk është rrenë. Është realitet që diku ndodh.

Ideja duhet debatuar si për përdoruesit e transportit publik, ashtu edhe nga mos përdoruesit, sepse propozimi është për të përdorur para publike për një shërbim publik.

Edhe lënia e gjendjes kështu siç është, kur presioni tregtar për çmim më të lartë dhe pamundësia e përdoruesve për ta përballuar, nuk është zgjidhje.

Ja pra që tema ka debat, kërkon argument, kërkohen zgjidhje dhe kjo nuk është rrenë.

Rrenë është të thuash “mbolla 1 milion pemë” kur e di si dreqi që nuk janë mbjellë aq pemë.

Rrenë është të thuash “nuk lejoj kulla” kur kullat lulëzojnë.

Rrenë është të thuash “kam sjellë 24 orë ujë” kur nuk është hiç fare kështu.

Rrenë është… të jesh Erion Veliaj domethënë. Fjalë e rrenë ka.

A gjen dikush një të vërtetë që Erion Veliaj ka thënë në publik?!

Një mo, një të vetme.

Kështu që si fillim të dallojmë rrenën, aq më tepër kur është ashiqare, nga idetë që propozojnë ndryshim politikash.

Idetë nuk janë të mbrojtura nga gabimi, por të paktën nuk janë rrena.

Rrena është neveri.

Ideja është alternativë.

A deshët alternativë?!

Zjarr Tv Ad