Rrëshqitjet në “Ujin e Ftohtë”, 800 mijë euro nga Verdho për “gropat” e “Salillarit”

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Ergys Verdho, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, vijon që të mbyll gropat e firmës “Salillari”. Kjo e fundit ka fituar dhjetëra milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve në Vlorës, mes të cilave edhe Orikum-Vlorë, apo edhe rrugën e Borshit.

Por, problemet në këto akse i kanë kushtuar shqiptarëve miliona euro të tjera shtesë. 1.5 milionë euro po harxhohen për rrëshqitjen e Borshit. Ndërkohë, 800.000 euro të tjera po shpenzohen për një tjetër rrëshqitje, atë te Ujit i Ftohtë në Vlorë.

Të dyja, duhet të mirëmbaheshin nga “Salillari”. Por, ato u lanë në mëshirë të fatit. Dhe, këtë fakt e pranon edhe vetë Verdho në dokumentet shoqëruese të tenderit, por që në fakt nuk ka bërë asnjë referim për abuzime nga “Salillari”. Përkundrazi, vijon që ta mbrojë, duke rregulluar segmentet që duhet të mirëmbante “Salillari”.

BoldNeës ka siguruar dokumentet e një tjetër tenderi të kryer nga Ergys Verdho. Kompania “G.P.G. COMPANY” është shpallur fituese e tenderit me procedurën “me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës” të rrëshqitjeve në Vlorë. Mësohet se fondi limit është 71.922.762 lekë pa TVSH (me TVSH rreth 800 mijë euro).

Objekti i tenderit është stabilizimi i qëndrueshmërisë të trupit të rrugës në aksin rrugor Vlorë – Orikum, zona Jonufër – Nimfa. Pra, një nga segmentet që duhet të mirëmbante “Salillari”. Në tenderin e Verdhos kanë marrë pjesë 3 kompani. “G.P.G. COMPANY” ka ofruar 71.712.000 lekë, “2 T” me vlerë 71.805.750 dhe “AGBES CONSTRUKSION” me vlerë 71.827.500. Pra, të treja ofertat afër fondit limit.

Dhe, ndryshimi i ofertës së tyre është në vetëm disa mijë lekë të rinj.

Në dokumentet shoqëruese ARRSH thotë se aksi rrugor Vlorë-Radhimë përgjatë viteve 2007-2009 i është nënshtruar një rikonstruksioni të thellë duke përfshirë edhe zgjerimin e tij përgjatë gjithë gjatësisë.

“Kjo rrugë është përfshirë në kontratën e mirëmbajtjes në mënyrë periodike me ARRSH-në. Gjatë mirëmbajtjes në këto zona janë kryer vetëm disa ndërhyrje brenda sferës së kontratës kryesisht në sistemimin e shtresave asfaltike të rrugës si dhe në rregullimin e kunetave anësore me qëllim largimin e ujërave sipërfaqësore” thuhet në këto dokumente.

Pra, vetë Verdho pranon indirekt se “Salillari” ka bërë punime pa cilësi.

Sipas dokumenteve, nga dalja e Tunelit të Ujit të Ftohtë, na rezulton se ka ndodhur shembja e trupi të rrugës me gjatësi afërsisht 80 metër, gjysma e trupit të rrugës në të djathtë.

“Qarkullimi i mjeteve bëhet në gjysmën tjetër të trupit të rrugës duke krijuar vështirësi në qarkullim. Në krahun e majtë të rrugës ka dalje të ujërave për konsumim të banorëve të cilat kalojnë me zorra uji në pusetat e ndodhura në kunetë si dhe përmes trupit të rrugës.

Në mesin e shembjes nga krahu i majtë, drejtimi Vlorë –Radhimë, është ndërtuar një hyrje – dalje për një objekt të ndërtuar mbi trupin e rrugës. Punimet për realizimin e kësaj hyrje dalje kishin dëmtuar shtresat asfaltike të trupi të rrugës” thuhet në këto dokumente.

Nga Boldnews.al

Zjarr Tv Ad