Deputeti Ferdinand Xhaferri ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe reagimin e këtij të fundit në rrjetet sociale.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se kreu i qeverisë Edi Rama, hiqet sikur nuk di asgjë se çfarë ndodh në vend.
Më tej ai shtoi se Ahmetaj në mesazhin e tij ishte i qartë dhe në njëfarë mënyre mbante përgjegjësi për atë që kishte ndodhur.
“Rama si në rastin e Tahirit, si në rastin e Kokës, si në rastin e Ahmetajt, ka bërë të njëjtën deklaratë, që secili duhet të mbajë përgjegjësinë e vet. Rama hiqet sikur nuk di gjë në vend. Ahmetaj ishte i qartë në mesazhin e tij në nëntekstin se nuk e mohonte përgjegjësinë e tij. Në një fjali thoshte se mund të përfundonte dhe në burg, por problemi që shtronte Ahmetaj ishte që rrethi është shumë më i madh dhe se Rama nuk mund të rri jashtë”, tha ai.