Rreze shprese për Alepon, Qeveria dhe rebelët dakordësi për evakuimin

0
754
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreze shprese për Alepon, Qeveria dhe rebelët dakordësi për evakuimin

 Forcat qeveritare dhe rebelët e qytetit të Alepos kanë arritur një tjetër marrëveshje për evakuimin e luftëtarëve që kundërshtojnë qeverinë e Presidentit Assad, duke përcjellë edhe njëherë grimca shprese për qytetarët që kanë qënë në mes të një fronti lufte prej afro 6 vitesh. Nëse gjithçka do të shkojë sipas planit, largimi paqësor i rebelëve pritet të nisë ditën e sotme. Megjithatë, shumica e banorëve vijojnë të mbeten skeptik dhe dyshues, pasi kjo nuk është hera e parë që palët arrijnë një pakt për t’i dhënë fund luftës.

Pasi nisën përplasjet e armatosura duke shkelur marrëveshjen e parë evakuimit, forcat qeveritare dhe rebelët e qytetit të Alepos kanë arritur një akord të dytë për largimin paqësor të luftëtarëve që kudnërshtojnë qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad, një pakt që mund të përbëjë ndoshta shpresën e fundit për qytetarët e një prej zonave më të prekura nga konflikti që ka përfshirë Lindjen e Mesme prej afro 6 vitesh.

Palët fillimisht ranë dakord që evakuimi të bëhej ditën e mërkurë, por shkelja e dyanshme e armëpushimit bëri që procesi të shtyhej.

Në këto kushte, qytetarëve të pafajshëm nuk u mbetet gjë tjetër veçse të presin dhe të shpresojnë.

Nëse gjithçka do të shkojë sipas planit, evakuimi i rebelëve mund të nisë ditën e sotme.

Megjithatë, banorët e Alepos janë të lodhur dhe shpresat e tyre janë të vakta, pasi kjo nuk është hera e parë që biet dakord për dhënien fund të konfliktit.

Në frontin më të madh të luftës kanë mbërritur dhjetëra autobusë në pritje të evakuimit të rebelëve, të cilët në rast se do të pranojnë të dorëzohen do të lëshojnë një prej zonave që ishte parë si zemra e rezistencës përballë qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad.

Megjithatë, pjesa më e goditur nga përplasjet e armatosura dhe nga bombardimet ajrore janë qytetarët.

Prej afro 6 vitesh këta të fundit kanë qëndruar në kushte ekstreme, me rezerva thuajse inekzistente ushqimi, uji dhe medikamentesh.

Ndërkohë, përveç presionit të OKB-së dhe organizatave të tjera humanitare, palët ndërluftuese kanë parë një presion gjithnjë e në rritje të qytetarëve nga mbarë bota, të cilët janë solidarizuar në rrjetet sociale dhe në kanalet e tjera të informimit.

Shumica prej tyre ka postuar thirrje për paqe dhe dhënien fund të luftës, shoqëruar këto me fotot e mijëra fëmijëve që kemi parë të plagosur nga konflikti disa vjeçar.

E në këto kushte, nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim dhe të shohim, nëse pakti i fundit mes forcave qeveritare dhe rebelëve do të implementohet në mënyrë të suksesshme.

Nëse përpara 6 vitesh, Alepo ishte një prej qyteteve më madhështore të Lindjes së Mesme, sot shumica e tij mbetet e shkatërruar, ndërkohë që për rindërtimin e tij ndoshta nuk do të mjaftojnë as disa dekada.///

download 4bk7d47a915534b7tp-800c450

Zjarr Tv Ad