“Rrëzimi i Bashës është i vështirë”, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat politike dhe paralajmëron zhvillimet e rëndësishme

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ komentoi përplasjet brenda PD-së. Avokati tha se kreu i PD-së Lulzim Basha tashmë ka një përkrahje amerikane dhe se Sali Berisha nuk e rrëzon dot. Po ashtu theksoi se i gjithë problemi qëndron në faktin se, Sali Berisha nuk mund të kthehet dot në Partinë Demokratike sepse rrezikon aleancën me Amerikën.

“Në Kuvendin Kombëtar të tyre janë deputetët, në të gjithë atë grup që kanë ata mund të jenë edhe 6 mijë veta. Si sistem e njoh.. Duhen 25% e forumit. ¼ e delegatëve sepse delegatët janë permanent. Pra i duhen rreth 700-800 firma. Vështirësia qëndron në faktin se nuk mund ti falsifikosh, por stafi i Saliut është falsifikator i gjithë. Ajo ¼ duhet ti ketë firmat me akt noterial. Këta shprehen se do të rrëzojnë kryetarin, ka një ngërç që mund ta zgjidhin gjykatat e mëdha. Pra nuk mund të rrëzosh dot një kryetar që është zgjedh një njeri një votë në një forum. Pastaj dëgjova që forumi i tyre është shumë i madh. Po kryetarin kush ua rrëzoi Rroc Noku? Duhet mocion mosbesimi me firma të kontrolluara, unë ngre pyetjen se si do ti bëjnë? Në Kuvendin Kombëtar janë edhe 58 deputetë janë gjithë kryetarët e partive të degëve”, tha ai.

Gjatë intervistës, avokat Ngjela tha se rrëzimi i kryedemokratit Basha është i vështirë, pasi sipas tij segmente të caktuara i ka emëruar vetë Basha. “Nëse të gjithë mbështetësit e Bashës nuk shkojnë në Kuvend atëherë mbaron e gjithë loja. Gjithë vështirësia nuk është bërë për të mbrojtur Bashën, por është një sistem juridik. Pra rrëzimi i tij është shumë i vështirë sepse segmente të caktuara të tyre i ka emëruar ai. Derisa të bëjnë mocionin nuk flasim dot.’-tha ai. A rrezikojmë të kemi institucione paralele?

“Nuk ka institucione paralele. Statuti nuk pranon institucione paralele. Është person juridik Partia Demokratike. Rrëzimi i kryetarit nuk mund të fillojë pa një mocion mosbesimi 50+1. Përqindja e rrezikut që të rrëzohet Basha sipas kalkulimit tim e ka 25%. Nëse nuk mbledhin 25% firma të forumit kombëtar, nuk çelet Kongresi. Nëse firmat nuk janë me akt noterial, janë të falsifikuara atëherë kemi vepër penale.”-u shreh ai.

Zjarr Tv Ad