Rriten interesat e kredive për individët dhe bizneset e vogla

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bankat kanë shtrënguar standardet e kredidhënies për bizneset e vogla dhe individët. Kriza e çmimeve ka detyruar bankat që të jenë më të kujdesshme në miratimin e kredive. Ndikim në këtë situatë ka dhënë edhe shtimi i  pasigurive dhe shqetësimet mbi   dobësimin e  mundshëm të  aktivitetit ekonomik me  zgjatjen e  konfliktit në  Ukrainë.

Sipas Bankës së Shqipërisë kredia për bizneset e  mesme dhe të mëdha ka  pësuar rritje duke kompensuar tkurrjen  në segmentin e biznesit të vogël. Një masë në rritjen e standardeve të  bankave ka qenë   rritja e  normave të  interesit për kreditë e  bizneseve të vogla dhe qytetarët.

Norma e interesit për kreditë e vogla (deri në 35 milion lekë), ka shkuar në 6.2%, nga mesatarja prej 6.0% e tremujorit të mëparshëm dhe e vitit 2021.

Po ashtu edhe normat e interesit për kreditë për individë kanë shënuar rritje në tremujorin e dytë të vitit. Rritja më e spikatur në këtë tremujor ishte tek kreditë hipotekare, ku interesi i tyre rezultoi 4.0% nga 3.6% që ishte në tremujorin e mëparshëm dhe 3.7% në vitin 2021. Dy vitet e fundit janë karakterizuar nga një kërkesë e lartë e individëve për kredi për blerje banese , e cila është shoqëruar me kushte të lehtësuara kreditimi.

Tremujori i dytë i këtij viti ka shënuar një rritje edhe në interesin e kredisë  konsumatore. Ky interes rezultoi me një nivel mesatar prej 9.3%, nga 9.1% në  tremujorin e parë  të  vitit.

Por pavarësisht standardeve më të  forta, kreditimi në periudhën prill –qershor ka pasur ritme pozitive duke u rritur me 12% ose me rreth 11 miliardë lekë.

Burimi: abcnews.al

Zjarr Tv Ad