Rrjedhja e gazit në Porto Romano, ISHTI: Çisterna nuk kishte kontrrollet e duhura

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Inpektoriati Shtetëror Teknik Industrial ka reaguar për rrjedhjenn e gazit ditën e djeshme në Porto Romano. Me anë të një deklarate ISHTI thotë se çisterna e Gaspower nuk kishte kontrollet e duhura dhe as miratim për transport mallrash të rrezikshëm.

Më tej ISHTI sqaron se po merren masa për boshatisjen e çisternës, pastrimin e territorit, monitorimin e çisternës së GLN-s, si dhe ambientit përreth.

Deklarata e plotë:

Mbi avarinë e ndodhur sot më dt. 26.10.2022 në subjektin Gaspoëer Al sha me Nipt L21409504T e vëndndodhje: në instalimin e depozitave të GLN-s (Gaz i lëngezuar i naftës)   Durrës, Lagjja 15, Rruga “Velipoja”, Porto Romano, Ish Ndërrmarja Kimike.

Rreth ores 11:30  është konstatuar rrjedhje GLN-je nga valvula  e sigurimit të cisternës  së GLN-s të  automjetit me targë DR4093C e parkuar në territorin e  subjektit  Gaspoëer Al sha.

Sipas punonjësit Artan Tafhasaj avaria është konstatuar rreth orës 11:30 , është dëgjuar një zhurmë si dhe rrjedhje GLN-je  nga valvula  e sigurimit të çisternës së automjetit me targë DR4093C.

Operatorët e subjektit kanë vepruar menjëherë duke e mbajtur nën kontroll rrjedhjen e GLN-s si dhe kanë vepruar me ujë nëpërmjet sistemit të hidranteve,  është vazhduar me mbajtjen nën kontroll të rrjedhjes së GLN-s si dhe uljen e presionit duke hequr nëpërmjet pompës së impiantit GLN-s dhe dërgimin në rezervaret staticionar të GLN-s.

Për izolimin e plotë e rrjedhjës së GLN-s u përdor një reduksion  i filetuar në njërën anë të së cilit u instalua një saraçineskë.

Ky reduksion u montua në tronketën dalëse të valvulës së sigurimit me filetim.

Në lidhje me dokumentacionin tekniko-ligjore të çisternës  së GLN-s të  automjetit rezultojnë këto mangësi:

1 – Certifikatë konformiteti  e cisternës e cila lëshohet nga nje Organ i miratuar.

2 – Certifikatë e miratimit për mjetet që transportojnë  disa mallra të rrezikshëm  e cila lëshohet nga nje Organ i miratuar (ADR).

3 – Certifikatë për transportin  e mallrave të rrezikshëm  e cila lëshohet nga Drejtoria e Transportit Rrugore.

4 – Policë për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësisnë ndaj palëve të treta.

5 – Certifikatë e kalibrimit të sasisë të cisternës  së GLN-s.

Nga avaria e ndodhur nuk ka patur dëme materiale apo në njerëz.

Në zbatim të ligjit nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 32/2016, datë 24.03.2016 “për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve nën presion” si dhe të akteve të tjera ligjore dhe nën ligjore në fuqi do te vijohet me procedurën e inspektimit on-line.

Subjektit Gaspoëer AL sha u la detyrë që të merren masa  për boshatisjen e menjëhershme të çisternës  së GLN-s,  për pastrimin e territorit, monitorimin e çisternës  së GLN-s si dhe ambientit për qark.

Çisterna  e GLN-s të  automjetit nuk duhet të përdoret pa u pajisur me të gjithë dokumentacionin tekniko ligjor.

Zjarr Tv Ad