“Do jetë sfidë, rrezikon familjet dhe biznesin”, Gent Sejko: Ekonomia shqiptare rrezikon të jetë për një kohë të gjatë nën efektin e inflacionit

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një konferencë për mediat, guvernatori i Bankës Kombëtare Shqiptare, Gent Sejko foli për ndikimin që ka sjellë lufta Rusi-Ukrainë në ekonominë e vendit.

Sejko tha se ekonomia shqiptare rrezikonte të qëndronte për një kohë të gjatë nën efektin e inflacionit që do të sillte vështirësi për familjet shqiptare. Sipas Sejkos, ky ndikim e gjatë vinte si pasojë e mungesës së politikave monetare.

“Ka sjellë probleme të mëdha dhe rritje të psigurisë të tregjeve botërore. Inflacioni shërnoi rritje të shpejtë gjatë vitit 2022, duke shënuar nivelin 8%, më i larti nga 1998. Pjesa më e madhe e produkteve të shportës shfaqën një normë më të lartë inflacioni, ndryshe nga pritshmëritë tona.

Plotësimi i paketave fiskale bëhet problematik sa kohë kemi kosto të larta të borxhit publik. Inflacioni i lartë përbën një sfidë për familjet, biznesin dhe zhvillimin ekonomik. Banka e Shqipërisë ka rritur 4 herë normën bazë të interesit.

Për këtë arsye ekonomia shqiptare rrezikon të përjetojë një periudhë të gjatë inflacioni, si mungesë e politikave monetare të ndërmarra”– u shpreh Sejko.

 

Zjarr Tv Ad