Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministri i Brenshëm Bledi Çuçi ka ritheksuar se të dhënat për afro 105 mijë shtetas shqiptarë, sipas deklarimeve publike, nuk kanë lidhje me sistemin policor MEMEX.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, ministri bëri me dije se lista e cila është publikaur ditën e sotme nga hakerat nuk është ajo zyrtare. Më tej Çuçi bëri me dije se në bashkëpunim me FBI dhe Microsoft janë duke hetuar se ku janë marrë ato të dhëna.
“Ne po punojmë jemi në hetim. Sistemet do të rikuperohen të gjitha, ne kemi rikuperuar shumë sisteme. Lista që është publikuar sot nuk është pjesë e databases të sistemit. Bashkë me FBI dhe Microsoft po hetojmë se ku janë marrë ato të dhëna”, tha Çuçi.