Rroga e të shoqit e pa deklaruar, përfaqësuesi i ONM për Prelën: Më la shije të keqe

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila doli sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është përballur me pyetje të sikletshme lidhur me të ardhurat e padeklaruara të bashkëshortit.

Përfaqësuesi i Opinionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, në seancën e sotme dëgjimore, e pyeti Prelën se pse i shoqi është paguar me para në dorë.

“Pse bashkëshorti juaj e ka marrë pagën në dorë dhe a ka pasur llogari bankare? Kjo mund të duket pyetje pa vend, por dua të di nëse nuk janë paguar taksat me koincidence ose jo. Kjo më le shije të keqe. Unë fokusohem tek taksat”, u shpreh Jacobs.

Ai kërkoi që kryeprokurorja ta ndihmonte për të kuptuar nëse i shoqi ka shmangur pagesën e taksave dhe nëse është bashkëpunëtorë apo viktimë.

Në përgjigjen e saj Prela tha se i shoqi ka bërë kontrata të rregullta me pagë neto e detyrime dhe se ai i është përmbajtur kontratave dhe firma e ndërtimit që nuk ka respektuar detyrimet ligjore.

“Nuk është rast i vetëm. Mos respektimin e kontratave e bëjnë dhe institucione shtetërore. Për tatimet nuk detyrojmë punëmarrësit të paguajë tatimet. Mbahen në burim nga punëdhënësi e paguhen prej tij. Të dëmtuar jemi ne. Por nuk kemi pasur qëllim të bëjmë pasuri të paligjshme”, deklaroi prokurorja

Zjarr Tv Ad