Rruga e Kosovës për në Europë, mund kalojë më shkurt nga Tirana

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

NGA KRESHNIK SPAHIU

Samiti Berlinit në Tiranë ishte një shuplakë për të gjithë ata që nuk e duan Shqipërinë.

Që nga koha e “Pellazgëve” kurrë e gjithë Europa nuk ka ardhur në tokën e shqiponjave.

Tirana u vulos si kryeqyteti europian më i qëndrueshëm dhe më i besueshëm për perëndimin në Ballkanin perëndimor.

Samiti i Berlinit qe një shuplakë edhe për promovuesit e idesë së krijimit kombit “kosovar” apo ata që duan të fusin rivalitet mes Tiranës dhe Prishtinës.

Gjermania ndryshe nga Franca, vazhdon të kryesojë protagonizmin e avokatisë që shqiptarët dhe Ballkani perendimorë duhet të jenë pjesë dhe paketë në bllok për zgjerimin e Bashkimit Europian.

Në tryezë ishin 3 kryeministra shqiptarë dhe 1 serb. Në Samit ishin 2 shtete e gjysëm shqiptarë dhe 1 shtet serb.

Por pse shqiptarët nuk e përdorin këtë avantazh por krijojnë konflikte mes vetes?

Ndryshe nga serbët, pala shqiptare vjen në Samit me mardhënie të ngrira mes tyre dhe pa dyshim që faji i takon Albin Kurtit:

– Kurti ka ngrirë dialogun me Tiranën dhe përfaqsuesit e saj politik.

– Kurti ka ngrirë dialogun me Shkupin dhe përfaqsuesit shqiptar atje në qeveri.

– Kurti ka ngrirë dialogun me Malin e Zi dhe liderin shqiptar atje.

– Kurti ka ngrirë dialogun me Luginën e Preshevës dhe liderin shqiptar atje.

– Kurti ka ngrirë dialogun me opozitën në Kosovë dhe liderët shqiptar atje.

Me pak fjalë Albin Kurti i ashtuquajtur i lëvizjes “patriotike” ka ftohur mardhëniet jo vetēm me Edi Ramën por me të gjithë faktorët politik shqiptar dhe është vetë izoluar në Prishtinë, madje prej muajsh përjashtuar nga çdo homolog europan apo amerikan.

Ndryshe nga Vuçic i cili gëzon autoritet në gjithë serbët e rajonit dhe ka unifikuar serbët për interesat e tyre kombëtare serbe.

Beogradi është “Meka” e serbëve në Mal të Zi, në Bosnje, në Kosovë dhe gjithë Ballkanin.

Por a mundet BE të shpresojë që Albin Kurti të dialogoj me Serbinë kur ai nuk dialogon dot as me Shqipërinë?

Pika e parë e platformës së Samitit Berlinit i krijuar që në 2014 dhe vazhdim është:

– Pajtimi dhe normalizimi i konflikteve të brendshme mes shteteve në Ballkanin perendimor.

Pa realizimin e këtij objektivi i gjithë plan-veprimi për lëvizjen e lirë, zhvillimin ekonomik dhe integrim në Bashkim Europian pa dyshim që bie.

Thënë qartë nëse Kosova dhe Serbia nuk arrinë një marrëveshje dhe pajtim nuk ka integrim dhe antarësim në BE.

Kjo është gjyma e së keqes. Gjysma tjetër është që BE nuk do e pranojë Shqipërinë si antarë jashtë dhe të shkëputur nga Ballkani perendimor nëse ka konflikt në rajon.

Me pak fjalë ngrirja e dialogut Serbi-Kosovë do ngrijë integrimin e gjithë shqiptarëve në Europë.

Mungesa dialogut pengon antarsimin e 6 shtetve në BE.

Sot Shqipëria si vend antarë i NATO ka dhjetra avantazhe më shumë se Kosova e cila prej Albin Kurtit është i vetmi shtet i izoluar dhe nën sanksione ekonomike, diplomatike apo pilitike nga BE, SHBA dhe NATO.

Albini duhet kuptoj që dialogu me Serbinë nuk është tradhëti ndaj kombit shqiptar por besnikëri ndaj perëndimit dhe provë ndaj aleatve që krijuan shtetin e Kosovës. Në tryezë Prishtina ka garancinë e SHBA dhe BE që kufijë e veriut nuk preken dhe Kosova do mbetet shtet sovran.

Por mungesa e dialogut me Serbinë është e keqja më e vogël, sepse e keqja më e madhe është largimi që ai po i bën Kosovës nga Tirana, Presheva, Ulqini, Shkupi, Tetova.

Albini duhet kuptoj që është kryeministër i Kosovës e cila është “zemra e Shqipërisë”.

Ai duhet të mësojë nga armiku i tij.

Ashtu si serbët e kanë Beogradin si “Meka” e kombit serb, ashtu duhet jetë Tirana për Albinin dhe dhe kombin shqiptarë.

Fundja, nga “Samiti Berlinit” sot duhet kuptojë që Berlini, Parisi, Madridi, Roma, njohin si kryeqytet të shqiptarve dhe Ballkanit perëndimor Tiranën.

Rruga e Kosovës për në Europë, mund kalojë më shkurt nga Tirana.

Antarsimi i dy shteteve shqiptare në Bashkimin Europian është më i rëndësishëm se egoizmi i garës personale që Albin Kurti ka me Edi Ramën.

Zjarr Tv Ad