Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Segmenti rrugor Lezhë-Milot edhe pse përshkon një numër të lartë qendrash të banuara nuk plotëson kriteret me minimale të sigurisë së këmbësorëve. Në asnjë pjesë të saj nuk ka mbikalim apo bordura mbrojtëse. Këmbësorët kalojnë çdo ditë nga njëra anë e rrugës në tjetrën për të kryer aktivitetin e tyre, duke injoruar rrezikun. Pikat më problematike janë kryqëzimi i Rrillës dhe ai i Shënkollit. Në këto vende janë shënuar dhjetra aksidente gjatë viteve të fundit me pasoja të rënda për jetën. Banorët e fshatrave përreth supestradës kërkojnë që të ndërtohen mbikalime, pasi në këto kushte jeta e tyre është e rrezikuar. Këtu kaloi njëherë motori dhe e bëri copa-copa. Kërkojmë ndihmën e shtetit. Është rrezik, të merren masa. Këtu duhet mbikalim.