“Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Rrumbullaku, si drejtues në detyrë ka shkuar ta takojë ministrin e ri të Brendshëm z. Ervin Hoxha, por ai nuk e priti dhe e ka lënë me orë pas dere”, kështu deklaroi gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit të moderuar nga gazetarja, Sonila Agostini.
“Kur vjen një ministër i ri, përgjithësisht ndërrohen dhe drejtorët e përgjithshëm. Këto lëvizje gjithmonë justifikohen se duhet të bëhet një reformë në gjithë strukturën e Policisë së Shtetit. Kryesisht drejtorët e përgjithshëm janë bërë me pëlqimin e kryeministrit të vendit por kësaj radhe kemi një shkarkim. Ministri Hoxha e njeh strukturën e policisë dhe mund të kërkojë zëvendësimin sepse ka menduar që z. Rrumbullaku nuk më përgjigjet dot dhe këtë mund ta bëjë dikush tjetër që unë e njoh më mirë. Shkarkimet bëhen sipas të njëjtës formulë që do e zgjidh stafin tim dhe kjo justifikohet me problemet dhe situatën kriminale në muajt e fundit”.
Tani , u shpreh gazetari Dervishi, “për mua nuk është asnjë nga këto por mund të ketë qejf mbetje të vjetër midis të dyve sepse ka ndodhur një fenomen që me emërimin e ministër të ri , z. Rrumbullaku si Drejtor i Përgjithshëm ka shkuar ta takojë dhe ministri e la pas dere. Në këto kushte ai ka thënë që unë pres sa të mbaroi takimet ministri por ka pritur gjatë dhe askush se ka pritur. Kjo situatë ka ndodhur edhe një herë tjetër. Kjo tregon që ministri i ri nuk e ka pasur fare në agjendën e vetë atë. Kjo e detyroi z. Rrumbullaku që të kërkojë një largim me marrëveshje”.