RTSH i heq sinjalin e intervistës me Escobar, Sokol Balla ngre dyshime për “celula anti-amerikane”, Zheji ironizon: Mos e kanë personale me ty

0
251
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Sokol Balla është dukur i revoltuar teksa mësoi se paketa e Radio Televizionit Shqiptar nuk i transmetoi intervistën me zyrtarin e lartë amerikan Gabriel Escobar.

Teksa po komentonte intervistën në “News24”, Balla tha se kolegu Robert Rakipllari e kishte njoftuar për ndërprerjen e sinjalit te RTSH, ndërkohë që po transmetohej intervista me Escobar.

Ka qenë Artur Zheji ai që ironizoi duke u munduar t’i jepte përgjigje habisë së Ballës.

“Ose e kanë me ty personale, ose ikën dritat, ose është ajo që tha Arvizu, për celula anti amerikane”, tha Zheji, ndërsa Balla hodhi poshtë dy mundësitë e para, duke thënë “Paska patur të drejtë Arvizu”.\NEWS BOMB

Zjarr Tv Ad