Rudina Hajdari: Jam paragjykuar dhe shantazhuar si e bija e Azemit! Po të ishte gjallë, situata do ishte ndryshe

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja Rudina Hajdari thotë se në politikë ka fituar eksperiencë dhe prej saj kupton se rrugëtimi nga fillimi është më pasionant dhe më naiv, por se me kohën fitohet maturi.

Ajo shprehet se nuk e ka humbur dëshirën për të luftuar, por nënvizon se ndërkohë që fiton eksperiencë fiton edhe më shumë maturi.

Hajdari deklaroi për emisionin e Muç Nanos, se nuk ka asgjë të keqe të pranosh se në momentin që i hyri rrugës së politikës, ishte 30 vjeç, nuk e njihte realitetin siç duhej, duke thënë se naiviteti nuk i kupton kulisat e politikës.

Sipas saj, është ndryshe ta shikosh politikën nga ekrani dhe ndryshe se si mundesh t’i mundësh dhe ndan bindjen se nëse nuk ke strategji në politikë, kjo është një përqasje naiviteti. Ose thotë ajo, pa pasur një fushë veprimi ku të kesh objektivat e qarta, do humbësh rrugës se të tjerë janë më të përgatitur në këtë mes.

“Jam paragjykuar duke qenë e bija e Azem Hajdarit, jam shantazhuar ndonjëherë, duke qenë se ndërkohë para syve shumë njerëz janë sjellë shumë mirë para meje, duke u sjellë si shokët e babait, si të njohurit tanë, miqtë tanë dhe prapa kuintave punonin kundër meje.

Duhet të jesh vigjilent dhe të kuptosh se politika është një sfidë shumë e madhe dhe duhet të luftosh dhe të mos marrë asgjë si avantazh. Fakti që jam e bija e Azem Hajdarit, më jep avantazh kur udhëtoj nëpër qytete dhe takoj njerëz të thjeshtë e shikoj si avantazh dhe më mbështesin, ndërsa brenda në politikë nuk e shoh gjithmonë si avantazh.

Azemi ka qenë një figurë jo e lehtë, e komplikuar, ka ditur të operojë me të gjitha palët. Ka fituar zemrat e të gjithë spektrit politik, ai luftoi përtej partisë, për të luftuar për objektivin që kishte, ardhja e demokracisë në këtë vend, duke bashkëpunuar edhe me palën tjetër në ndonjë rast”, tha Rudina Hajdari.

Ajo shtoi se nëse i ati do ishte gjallë beson se do ishte përkrah demokratëve dhe Sali Berishës: Edhe në atë kohë ai ka qenë kritik i madh i tij, mbrapa kuintave, bisedonte dhe diskutonte me të. Por është e rëndësishme që në një parti, të mos i zbrazësh të gjitha problemet në sy të publikut.

Duke qenë se ishin bashkëluftëtarë, mendoj se bashkëpunimi i tyre ka qenë goxha i fortë dhe kur është bashkëpunim kaq i fortë ka dhe konflikte. Këto janë gjithmonë të shëndetshme. Po të ishte ai sot, ndoshta situatat do ishin krejt ndryshe. Nuk mendoj se Azem Hajdari do lejonte djegie të mandateve, bojkotim të zgjedhjeve lokale.

Nuk mendoj se do e mbështeste Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike. Janë bërë disa gabime që nuk mendoj se ai do i mbështeste. Ky është një supozim nga e bija e tij”, u shpreh ajo. Sa i takon shpalljes “non grata” nga SHBA të Sali Berishës, Hajdari shtoi se nuk mund të jetë një barrë, por se është një çështje personale e tij”.

Në vijim shtoi se është rikthyer në gjirin e Partisë Demokratike, pasi e cilëson familjen e saj:

“U zbova nga ajo parti në momentin që nuk ndoqa urdhrin e kryetarit. Tani që jam pjesë e saj do zbatoj çdo vendim të anëtarëve të PD. Unë respektoj parimin dhe besoj se në çdo shtet tjetër qoftë edhe në Amerikë, parimi duhet të jetë kryesor.

Unë respektoj vendimin e anëtarëve të PD, një vendim që mund të ndryshoj nesër pasnesër. Nëse nuk respektoj parimin se kush do zgjidhet në krye të PD, por nëse ka shkelje. Mendoj se i kemi premisat e fitores.

Është në dorën tonë të shkojmë në lartësinë e duhur, në mënyrë që të mundim këtë lloj qeverie. Ata për mua janë të vdekur si pushtetarë se kanë treguar sheshit se janë njerëzit më të korruptuar që ka pasur Shqipëria në këto 32 vite”.

Zjarr Tv Ad