Rudina Hajdari: Jam vajza e Azemit, nuk bëhem pjesë e pazareve politike

0
393
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ajo akuzoi deputetë e ministra për abuzim me tendera.

Duke kërkuar mbështetjen e shqiptarëve, Hajdari tha se është e rëndësishme që të ndryshohet sistemi zgjedhor në mënyrë që në parlament të vijnë njerëz që përfaqësojnë qytetarë dhe jo trafikantë dhe biznesmenë.

Rudina Hajdari: Ju garantoj që ndryshimi i sistemit është kauza më me vlerë e këtij vendi sot. 90% e ligjeve që kalon ky parlament  fshihet një deputet që pas atij deputeti ka një biznesmen, pas atij biznesmeni ka një kompani. Pas atij ministri ka një biznesmen tjetër, ka një kompani që do të shesë prona. Asnjëherë në këtë parlament nuk bëhen lgije për ata njerëz që sot luhet me taksat e tyre.

Skena politike sot është shndërruar me këta politikanë të cilët pas vetes së tyre kanë një të fortë, një narkotrafikant. Ka po ashtu ata opozitarë që duan një llokmë të kësaj gjëje. Mos bëni opozitë duke dashur llokma. Unë nuk bëhem kurrë pjesë e asaj opozitë. Nuk bëhem pjese re pazareve në këtë parlament. Më kanë thënë që nuk ke shumë në politike dhe politika kështu bëhet me pazare. Jo, politika është për të dhënë shpresë. Politika është ndryshe. Sot ne duhet ta bëjmë këtë gjë, ta cojmë këtë mision deri në fund. Duhet të ndryshojmë sistemin zgjedhore. Është e rëndësishme që në këtë parlament të vijnë njerëz që përfaqësojnë qytetarin dhe jo biznesmenin.

Duhet të mbarrojë kjo mënyrë e shpifur që ne ulemi dhe i shkelim syrin njëri-tjetrin. Bëjmë akuza, flasim për koncesione dhe më pas ulemi për darkë për të marrë një llokmë nga ai koncesioni.

Unë nuk do bëhem kurrë pjesë e atij pazari. Unë nuk do jemi kurrë mashtruese në këtë vend. Unë nuk do dal me asnjë qindarkë më shumë nga ky vend.

Do jem kjo që jam edhe pse do kemi shumë shkopinj nën rrota, do kem shumë njerëz që do më ndalojnë, do kem shumë njerëz që do më luftojnë.

Por dijeni mirë, që qytetarët shqiptarë do e kuptojnë shumë mirë, që unë quhem Rudina Azem Hajdari dhe kjo do shkojë deri në fund. Amaneti i tij do shkojë deri në fund.

Zjarr Tv Ad