Rudina Hajdari për aksionin e IKMT te “Prestige Resort”: Të bëhemi bashkë për të ndërtuar një shtet funksional që i shërben ligjit dhe jo kryeministrit

0
225
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka reaguar për aksionin e IKMT-së në resortin “Prestige”, ku u shembën dy pishina të konsideruara si të ndërtuara pa leje.

Hajdari me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se “jam e bindur se në një nga vizitat e tij në resort Rama edhe e ka komplimentuar për punën e mirë që kanë bërë, kur raportet i kishin vaj”.

Ndër të tjera ajo shkruan “duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të ndërtuar një shtet funksional i cili i shërben ligjit dhe jo kryeministrit të rradhës”.

Postimi i plotë i Hajdarit:

Objektet “pa leje” në kompleksin e Irfan Hysenbelliut nuk u ndërtuan sot e as papritur. Ato kanë qenë aty dhe janë ndërtuar poshtë syrit të shkelur të Edi Ramës. Ato kanë qenë aty edhe kur Rama hante dreka me pronarin, edhe kur dilte në mediat e tij së bashku me shpurën e PS, edhe kur I jepte atij lloj lloj favori.

Jam e bindur se në një nga vizitat e tij në rezort Rama edhe e ka komplimentuar për punën e mirë që kanë bërë, kur raportet i kishin vaj.

Me siguri, nëse sot, ajo që është trazuar në raportet e tyre personale do të rregullohet sërish, “shteti” do angazhohet tia ndërtojë vetë ato që sot po ia prish.

Dallëndyshja e IKMT do ndërtojë muret ndërsa punonjësit do bëjnë pishinat. Sepse qeveria e Edi Ramës nuk e sheh ligjin si mjet për të ndërtuar shtet, por si kërbac për të mbajtur nën kontroll cdokënd në këtë vend.

Administrata nuk i shërben gjithë shqiptarëve e as ligjit, por vetëm një njeriu dhe dëshirave të tij.

Ndaj edhe lejet sot janë e nesër avullojnë jo për shkak të ligjit por të humorit që ka Edi Rama dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë, edhe shqiptari i thjeshtë por edhe njerëzit e biznesit dhe të medias. Sepse pa shembur autokracinë që ka ndërtuar Rama, askush nuk do të jetë i sigurtë në shtëpinë apo biznesin e vet.

Ndaj duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të ndërtuar një shtet funksional i cili i shërben ligjit dhe jo kryeministrit të rradhës.

Zjarr Tv Ad