Rudina Hajdari rikthehet në PD dhe mbështet Berishën: Statuti i 11 Dhjetorit do të sjellë ndryshimin

0
132
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rudina Hajdari ka vendosur që të rikthehet në Partinë Demokratike. Ish-deputeja tha në një intervistë në “Klan tv” se ka ardhur në Shqipëri për zgjidhjen e krizës brenda partisë, ndërsa shtoi se statuti i 11 dhjetorit do të sjellë ndryshimet që ka miratuar gjykata.

Pjesë nga intervista:

Rudina  Hajdari: Të rikthehem në gjirin e Partisë Demokratike, duke u takuar me nivelet më të larta të degëve të PD-së të gjithë strukturës së antarësisë, me njerëz intelektualë, me njerëz që kanë kontribuar gjatë kësaj periudhe me një opozitë të shëndetshme.

Rudina Hajdari: Ndryshimet që kanë ndodhur në statut, në kongresin e 11 Dhjetorit, shikoj që pesha më e madhe i jepet anëtarësisë, kështu që risitë që sjell ky lloj statuti i ri do japin ndryshim rrënjësore për PD, që mos përsëriten më gabimet e së kaluarës. Ky statut i jep më shumë peshë antarësisë, dhe i dobëson rolin kryetarit të partisë. Këto lloj ndryshime që ka miratuar gjykata janë ndryshime të shëndetshme.

Pyetje: Por a synon të kryesojë Partinë Demokratike?

Rudina Hajdari: Kam ardhur për zgjedhur zgjidhjen e krizës, por në momentin që do hidhet ky hap do të jemi këtu e do ta diskutojmë sërish.

Kujtojmë se Rudina Hajdari u largua nga Partia Demokratike para zgjedhjeve të 25 Prillit, për të kandiduar në qarkun e Elbasanit nën siglën e “Nismës Thurje”, ndërsa nuk arriti të fitojë mandatin e deputetes.

Zjarr Tv Ad