Rudina Hajdari: Të ishte gjallë babai im, nuk do ishte Basha në PD! Ia kthen Patozi: As ti nuk do ishe

0
157
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja Rudina Hajdari, teksa fliste për “8 Dhjetorin” është shprehur se po të ishte gjallë babai i saj, Azem Hajdari, Lulzim Basha nuk do të kishte hyrë në Partinë Demokratike.

Kësaj deklarate në Top Story, ju përgjigj me humor politikani tjetër Astrit Patozi, i cili tha se nëse nuk do të ishte Lulzim Basha, rrjedhimisht s’do të ishte as ajo.

Hajdari: Do doja ta kisha gjallë sot jo për veten time. Do ishte një lloj protagonizmi. Nuk mendoj që do të kishim një Bashë në PD.

Patozi: As ti s’do të ishe se do ishte ai.

Hajdari: Unë asnjëherë nuk e kam pretenduar këtë , por ishte ajo lloj historie që më inkurajoi do zgjidhja një rrugë tjetër, madje do isha shumë e lumtur me një profesion tjetër.

Patozi: Ishte për humor.

Pollo: Jemi 30 vite më vonë, vlerat nuk ndryshojnë por interpretohen, një periudhë 30-vjeçare është e gjatë, prandaj në këtë mënyrë do të doja ta xhustonim bisedën, u tha në fillim, kryesisht nga propaganda, ishte e nxitur nga Ramiz Aalia, ishte marrëveshja e Sigurimit të Shtetit. Nuk kam parë që të provohet diçka e ngjashme.

Zjarr Tv Ad