“Ruhuni nga urbani”, ironizon Këlliçi: Bashkia i ka minimizuar funksionet në agjenci eventesh

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar për lajmin e aksidentit, ku urbani i “Unazës” u përplas me një motor dhe mbeti i plagosur një 12-vjeçar.

Këlliçi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se duket në çdo ndalesë urbani të shkruhet “ruhuni nga urbani”.

Ai ndër të tjera shkruan që edhe pse ka pasur shumë aksidente, ende muk është marrë asnjë masë.

“Ruhu nga urbani! Duhet të vendosin një tabelë paralajmëruese në çdo ndalesë urbani, mundësisht të shfaqet vazhdimisht në ekranet që Veliaj ka vendosur në kryqëzimet e Tiranës. Rekord aksidentesh por asnjë masë. Bashkia Tiranë i ka minimizuar funksionet në agjenci eventesh e koncertesh. Mos i fol shoferit!”, shkruan Këlliçi.

Zjarr Tv Ad