Rusët e dyshuar si spiunë, Ngjela: Rama të tërhiqet nga nisma e shitjes së shtetësisë

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kapja e dy shtetasve rusë dhe një ukrainasi nën dyshimet e spiunazhit në Gramsh mbërrin në një kohë që Qeveria po mendon shitjen e shtetësisë shqiptare te të huajt. Nisur nga kjo, avokati Spartak Ngjela bën thirrje që qeveria të tërhiqet nga kjo nismë, që e cilëson të rrezikshme për vendin.

Postimi i tj:

“Kërkesa e Edi Ramës për dhënin e shtetësisë shqiptare të huajve pa kriter ligjor, nuk dihet se çfarë është: Është kërkesë e Moskës për të hyrë e kamufluar në Bashkimin Evropian? Është kërkesë e terrorizmit islamik radikal për të hyrë me kamuflim në Bashkimin Evropian? Është kërkesë e rretheve antiperëndimore për të penetruar qetësisht në Perëndim? Nuk ka më rëndësi se cila nga këto pyetje i takon Ramës, se, fakti që këto dhe të tjera pkëpyetje si këto ngrihen në këtë çështje, ai duhet të tërhiqet. Megjithëse, çështja e dhënies së shtetësinë është kompetencë ekskluzive e Presidentit të Shqipërisë. Të shohim…”, mbyll Ngjela reagimin.

Zjarr Tv Ad