Rusia mohoi bombardimet në konsullatën shqiptare në Kharkiv, reagon Ministria e Jashtme: Dënojmë lajmet e rreme nga Moska…

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Jashtme në Shqipëri ka reguar pasi Rusia mohoi bombardimet e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv.

Ministria në njoftim thuhet se Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme, teksa shton se dezinformimi është i papranueshëm.

“Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Pamjet e shembjes flasin vetë. Ky shkatërrim i ambienteve si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dezinformimi dhe lajmet e rreme për këtë sulm janë të papranueshme”, thuhet në njoftim.

Zjarr Tv Ad