“Sa herë uleni ju aty, situata degradon”- Deputetët e opozitës kundër Ermonela Felajt: Po dëmtoni seancën, frenoni protagonizmin tuaj

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetët e opozitës janë revoltuar me zv/kryetaren e Kuvendit Ermonela Felaj pas ndërprerjes të fjalës së tyre për disa herë me radhë.

Deputeti Luan Baçi u shpreh se sa herë që Felaj drejton seancën plenare ajo degradon. “Sa herë drejtoni seancën ju seanca degradon. Po kalojmë në orë që po diskutojmë se kush artikulon më bukur”, u shpreh Baçi.

Nga ana tjetër edhe deputeti demokrat Saimir Korreshi ironizoi drejtuesen e seancës për diskutimet në Kuvend.

“Duke qenë se po dëgjojmë përralla me mbret t’i shtyjmë për ditën e shtunë. Na keni vjedhur edhe rregulloren këtu nuk po e gjejmë”, u shpreh Korreshi.

Të njëjtin qëndrim me deputetët e PD, pati edhe deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili.

“Frenojeni protagonizmin tuaj sepse po dëmtoni seancën. Po prishni seancën. Abuzoni vazhdimisht mer të drejtën e fjalës së ministrave. Çfarë rhuhet për çështjet e procedurës? Fjala jepet menjëherë”, u shpreh Vasili.

Zjarr Tv Ad