Sa nuk u rrahën në Parlament, Salianji e Braçe “pajtohen” tek berberi: Këtu nuk zihen kurrë, kanë frikë nga gërshërët

0
235
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme, dy deputetët, Ervin Salianji dhe Erion Braçe për pak sa nuk u përplasën fizikisht në Parlament. Ata shkuan përballë njëri tjetrit dhe po të mos ishte garda, sipas tyre, të paktën në dukje, do të kishte ndodhur një sherr i madh. Të paktën kështu u duk. Debati nisi pasi Saljani e quajti “kone” dhe bëri që Braçe të ngrihej në këmbë.

Si duhet pas sherrit, dy deputetët janë “pajtuar” pasi kanë shkuar të qethen tek i njëjti berber, Xhimi Beqiri. Fotot janë publikuar nga ky i fundit, i cili shkruan se në Parlament zihen ndërsa tek ai jo, pasi kanë frikë nga gërshërët.

Berberi shkruan:

Këtu tek ne, nuk zihen kurrë. Parlamenti i ka fajet, ose ndoshta kanë ‘frikë’ nga gërshërët #DitaEPaqes

Zjarr Tv Ad