Safet Gjici ngjitet Live me “Land Cruiser” drejt bjeshkëve, Thumbon Bashën: Jepjani prapë votën atij gjumashit, por shkel rregullat injoron rripin…

0
491
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, është kthyer sërish në qendër të rrjeteve sociale me intervistën ndryshe, në makinë LIVE në Facebook rrugës për në fshatin Xhaferaj, për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve të segmentit që po ndërhyhet, por me një shkelje të vogël, duke mos vendosur rripin e sigurimit edhe pse sinjali e kujtonte vazhdimisht, për refuzimin e zbatimit të ligjit.

 Sot kemi ardhur për të inspektuar punimet. U është thënë banorëve që rrugën do e hapim, nuk e besonin” thotë ai gjatë ngjitjes me “Land Cruiser” drejt bjeshkëve. Në Kukës, PD fitoi sërish dy mandate përballë një të socialistëve, që nuk arritën ta thyenin edhe këtë herë bastionin e djathtë, Gjici nuk nguron të “thumbojë” banorët për zgjedhjen. “Kur të bëhet me asfalt do të habiteni dhe jepjani prapë votën atij gjumashit” tha ai me ironi duke shkaktuar të qeshura.

Në Xhaferaj – Turaj, Gjici thotë se është destinacion i ri turistik, me pamjen e mrekullueshme që të fal kjo zonë. “Por dhe për të parë nga afër punën në hapjen dhe rehabilitimin e rrugës së bjeshkës në këto fshatra. Kjo rrugë në këtë sezon turistik synon të sjellë  vizitor vendas e të huaj, për të shijuar dhe marrë emocionet që i ka natyra përrallore e Kukësit, por edhe për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të zonës në punët e përditshme që kanë ato me bjeshkët e tyre” thekson ai.

Zjarr Tv Ad