Saimir Korreshi: Kam qeshur me ata që qanë nga dorëheqja e Grida Dumës

0
264
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në Syri.Tv, deputeti i qarkut të Lushnjes Saimir Koreshi, deklaroj se vendimin e Grida Dumës për tu larguar nga parlamenti ishte jo i duhuri pasi ka lënë në rrugë të gjithë ato demokrat që i besuan votën, dhe për më tepër kam qeshur me ata që qanë gjatë fjalimit të saj.

Koreshi më tej ka mbështetur fuqimisht tezën e një kandidati në zgjedhjet lokale dhe çdo veprim tjetër i shërben qeverisë, po ashtu është është shprehur i hapur në mbështetjen e kandidatit që do të dalë nga primaret.

“Unë më shumë kam qeshur sesa kam qarë kur shikoja kolegët që qanin aty. Kjo ishte një zgjedhje e saj dhe nuk e detyroi njeri me forcë të largohej.

Mendoj dhe gjykoj se misioni ynë duhet të jetë përtej kësaj gjëje, se jemi këtu për të dalë nga vështirësi të tilla dhe u kemi marrë votat qytetarëve për të mos i braktisur në rrugë, dhe çdo zgjidhje e tillë është në dëmin e demokratëve.

Gjendja e PD është kauzë e secilit prej nesh edhe pse kemi mendime të ndryshme, ne jemi demokrat ku ndonjëherë mbajmë shumë inate, nuk jemi si ata që Rama i vendos në rrjesht dhe kjo është një nga ato arsyet se përse po zgjat aq shumë bashkimi.

Qëndrimet e mija nuk ndryshojnë dhe duhet që të dalim me një kandidat, kësaj i qëndroj deri në fund. Njerëzit në Lushnje kanë kaluar këtë siklet të madh, zgjidhja e vetme është vetëm një kandidat.

Nëse ka një kandidati të dalë nga primaret unë do ti jap mbështetjen time të plotë deri në fund sepse jemi nga e njëjta familje.

I vetmi diskutim që unë kam pasur me Berishën ishte kërkesa që i bëja që duhet të futeshin në garë edhe persona që nuk janë në një mendim me rithemelimin dhe duhej të shtyhej pak afati i zgjedhjeve në degë.

Jam një deputet i cili shpresoj akoma në bashkim dhe të gjitha udhëzimet që Alibej nisi për ristrukturimin e ‘grupit’ me mendim kundër, e kam lënë në pauzë pasi është dhe akoma ekzistente udhëzimi i 6 marsit. Por kjo lëvizje e bërë nga Alibeaj i shkon më shumë ndarjes më të thellë të demokratëve.

Duhet që të presim vendimin e gjykatës sa i përket vulës dhe në momentin e parë që ajo të dalë unë nuk jam me asnjë palë në PD.

Nëse bëhet fjalë që Lulzim Basha të tentojë rikthimin do të votoj kundër dhe nuk duhet që të rikthehet më në krye të partisë.

Në 12 dhjetor do të jem pjesë e protestës së organizuar nga Partia Demokratike dhe u bëj thirrje të gjithë njerëzve të dalin masivisht në protestë kundër qeverisë së korruptuar së Ramës.”

Zjarr Tv Ad