Saimir Tahiri gdhihet në qelinë e “burgut 313”, Presidenti Meta “thumbon” me postimin që në mëngjes: Me qetësi dhe…

0
186
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka nisur ditën duke shijuar kafen e mëngjesit në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Meta shpërndan foton duke recituar disa vargje të shkruara nga Dritëro Agolli me rastin e 5-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. “Me qetësi dhe poezi” e nis shkrimin Ilir Meta që duket sikur “thumbon” zhvillimet e fundit në vend ku ditën e djeshme Gjykata e Apelit vendosi të dënojë me 3.4 vite burg ish-ministrin e Ramës, Saimir Tahirin.

Reagimi nga Ilir Meta:

Me qetësi dhe poezi, duke kujtuar Dritëroin e madh, me rastin e 5-vjetorit të ndarjes prej nesh:

“Po kur të jesh mërzitur shumë,

Në raft të librave kërkomë,

Atje do të jem i fshehur unë,

Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë,

Mjafton që librin pak ta heqësh

Dhe unë do zbres, do vij pas teje;

Ti si dikur me mall do qeshësh,

Si një blerim pas një rrekeje”

Zjarr Tv Ad