Nga Artan Hoxha
Maks Haxhia, avokati i Tahirit: “Visi, çoji dy paketa….”
Tahiri besoi shumë, se do t’i shpëtonte pikërisht kësaj fjalie, thënë nga avokati i tij tek dera e gjykatës. Por nuk ia doli…
Padiskutim që Saimir Tahiri, si ministri i Brendshëm më jetëgjatë i 32 viteve të postkomunizmit, di shumë për ATA dhe ATË atje lart..
Si ish-ministër i Brendshëm dhe si krahu i djathtë i kryeministrit në detyrë, Tahiri ka parë shumë gjëra, ka dëgjuar shumë gjëra të tjera, ka regjistruar dhe administruar shumë prova.
Por që nga mbrëmja e sotme, Tahiri, më shumë se sa të rrëfejë të vërtetën e asaj çfarë di, duhet të mendojë t’u mbijëtoje qelive të burgut, ku ndodhet 24 orë në 24, nën kontrollin e ATYRE atje lart…
Në fund të fundit, hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë.
Tahiri, tashmë si “kokë turku” në burg, ka kohën e mjaftueshme për të vendosur se çfarë do të bëjë, do të rrëfehet apo do të pranojë fatin e tij…
Jeta vazhdon…